Rezultati i konkursit të ideve për Qendrën e Vizitorëve

  • Postuar më, 30/07/2020

Kuvendi me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI) përmes projektit për Mbështetjen e Parlamentit dhe Edukimin Qytetar (PACEP), i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ka zhvilluar një konkurs idesh arkitekture për projektimin e Qendrës së Vizitorëve. Ju njoftojmë se komisioni i vlerësimit të ideve për Qendrën e Vizitorëve të Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga Ark. Arben Shtylla, Ark. Loreta Çapeli dhe Inxh. Endrita Mulleti, pasi ka shqyrtuar me kujdes dhe profesionalizëm të gjitha projekt idetë e dorëzuara, ka vlerësuar rezultatet si më poshtë:

Vendi i Parë, me 86 pikë /100 pikë: MetroPOLIS Sh.p.k (FEM002).

Vendi dytë, me 72 pikë/100 pikë: Benida Kraja (000ABC)

Vendi dytë, me 70 pikë/100pikë: Spiro Koca (MUE 069)

Vendimi i komisionit është bazuar në kriteret e mëposhtme të

vlerësimit:

a) Ide origjinale dhe inovative,

b) Përputhshmëri e idesë së projektit me funksionet dhe aktivitetet e kërkuara,

c) Nivel i lartë i zbatueshmërisë së projekt idesë,

d) Raporti kosto – ndikim dhe

e) Mundësia e aksesit për personat me aftësi të kufizuar.

Në datën 29.11.2020 orën 11:00 NDI zhvilloi një takim ku identifikoi fituesit në prezencën e përfaqësuesve të Kuvendit, dhe komisionit vlerësues.

Shënim: Organizatorët e konkursit theksojnë se varianti final i projektit të Qendrës së Vizitorëve do të jetë një gërshetim i elementëve të disa projekt ideve fituese të çmimit të parë dhe të dytë si dhe do të njihet plotësisht autorësia e tyre.

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim


Share