Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Kodi ajror i Republikës së Shqipërisë”
- Postuar më, 03/07/2020

3 korrik
2020
Komisioni për Integrimin Europian në drejtimin e kryetares znj.
Rudina Hajdari, në mbledhjen virtuale të radhës, mori në
shqyrtimin projektligjin “Kodi
Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
Të ftuar në këtë seancë dëgjimore, në komisionin për dhënie mendimi, ishin z. Artan
Shkreli, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Edlira Kraja, Drejtor Ekzekutiv i
Autoritetit të Aviacionit Civil, si dhe përfaqësues të MIE.
Pas miratimit të procesverbalit të datës
17.06.2020 dhe miratimi i kalendarit për periudhën 6-24 korrik 2020, komisioni
vijoi me rendin e ditës .
“Ky projektligj është paraqitur dhe më parë, por është tërhequr për t’u riparë dhe për t’iu përshtatur rregullores thelbësore, në bazë me Bashkimin Europian. Ky ligj prek mjaft nene të këtij projektligji, por kodi egzistues nuk është prekur “, u shpreh z. Shkreli. Më pas u vijua me pyetje dhe diskutime nga anëtarët e këtij komisioni, ku në fund ky projektligj u miratua nen për nen dhe në parim.
Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës së
komunikimit online, Cisco Webex.