Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, znj. Nancy Pelosi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA: Shqipëria është krenare për partneritetin strategjik me ShBA.
- Postuar më, 03/07/2020

3 korrik
2020
Kryetari i Kuvendit,
z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve,
znj. Nancy Pelosi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA.
“Me rastin e
4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si edhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet
e mia më të përzemërta.
4 korriku,
si dita që shënon Deklaratën e Pavarësisë dhe lindjen e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës si një shtet dhe komb i pavarur, është një festë e madhe dhe e bukur jo
vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për gjithë botën demokratike.
Lindja dhe zhvillimi
I Kushtetutës dhe i Demokracisë Amerikane është modeli i shkëlqyer i ndërtimit të
një shteti demokratik dhe lider i botës demokratike, që jovetëm mbron lirinë e
vet, por lufton edhe për lirinë e të gjithë popujve; që jo vetëm ndërton demokracinë
e vet, por nxit dhe mbështet valët e demokratizimit në të gjithë planetin; që jo
vetëm krijon mirëqenie për kombin dhe qytetarët e vet, por kontribon për mirëqenien
e të gjithë kombeve dhe njerëzimit; që jo vetëm garanton sigurinë dhe paqen për
qytetarët e vet, por ka sakrifikuar dhe sakrifikon bijtë e vet për sigurinë dhe
paqen e të gjithë njerëzimit.
Vendi im,
Shqipëria, është një shembull i rrezatimit të rolit e kontributit të pazëvëndësueshëm
të Shteteve të Bashkuara për lirinë, demokracinë, paqen, sigurinë dhe zhvillimin
e mirëqenien e popujve. Gjej rastin të përsëris mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë
dhe timen personale për Shtetet e Bashkuara, shpëtimtarët e kombit shqiptar, në
momentet më kritike të histories dhe mbijetesës sonë.
Shqipëria është
krenare për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do
të vazhdojë të kontribuojë në krah dhe nën udhëheqjen e tyre, si një anëtare active
dhe e denjë e NATO-s, në aleancë më të gjithë botën demokratike, në mbrojtje të
arritjeve të popujve për lirinë, demokracinë, paqen dhe mirëqenien.
Shpreh bindjen
se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve
do të zgjerohet e fuqizohet dhe përfitoj nga ky rast për t’Ju ftuar për një vizitë
zyrtarenë Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje me agjendën Tuaj.”,
shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në letrën e urimit drejtuar Presidentes
së Dhomës së Përfaqësuesve, znj. Nancy Pelosi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së
ShBA.