Asambleja Parlamentare OSCE, Asambleja Parlamentare Mesdhetare dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara Kundër Terrorizmit, takim lidhur me situatën e terrorizmit dhe ekstremizmit gjatë pandemisë COVID-19
- Postuar më, 30/06/2020

30 qershor 2020
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, Asambleja
Parlamentare OSCE , Asambleja Parlamentare Mesdhetare dhe Zyra e Kombeve të
Bashkuara Kundër Terrorizmit, organizoi një mbledhje virtuale lidhur me influencën e pandemisë COVID-19,
në situatën e terrorizmit dhe ekstremizmit.
Kuvendi i Shqipëri u përfaqësua në këtë takim nga znj. Klodiana
Spahiu, në cilësinë e Kryetares së grupit përfaqësues në Asamblenë Parlamentare
e Mesdheut, ku marrin pjesë 5 parlamentarë shqiptarë.
Gjatë mbledhjes u shtruan si çështje diskutimi ndikimi i
pandemisë COVID-19 në aftësinë e Shteteve për të luftuar terrorizmin; se sa
ndikoi pandemia në përpjekjet kundër-terrorizmit të qeverive kombëtare dhe a pritet
një rritje e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në të ardhmen.
Theksi u vendos tek roli që duhet të ndërmarrin parlamentarët,
në mënyrë që anti-terrorizmi të mund të zërë një vend të rëndësishëm në
axhendën e parlamenteve kombëtarë dhe qeverive. Gjithashtu në mbledhje u hodhën
sygjerime se si mundet diplomacia parlamentare të përmirësojë përpjekjet
globale të terrorizmit dhe cili duhet të jetë kontributi specifik i forumeve
ndër-parlamentare në këtë kontekst.