Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Kryepeshkopin Anastas: Vlerësoj kontributin Tuaj për harmoninë, tolerancën dhe paqen midis besimeve e popujve

  • Postuar më, 30/06/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe i uron shërim të shpejtë pas probleme në gjendjen e tij shëndetësore.

“Mësova me shqetësim për gjendjen Tuaj shëndetësore dhe u gëzova pa masë që ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe tashmë shëndeti i Juaj po përmirësohet. Uroj që të ktheheni shumë shpejt në përditshmërinë e punëve Tuaja.

Gjej rastin të shpreh edhe njëherë vlerësimin tim të lartë për kontributin Tuaj të spikatur në shërbim të harmonisë e tolerancës midis besimeve e komuniteteve fetare, si edhe të paqes e mirëkuptimit midis popujve.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share