Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim

  • Postuar më, 29/06/2020

29 qershor 2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa me shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të  reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve  shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, në konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

 

 


Share