“Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut” dhe “Nënkomisioni për Barazi Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas”, zhvilluan seancën dëgjimore për “Prezantimin dhe diskutimin e shkresës së UN Women për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare në parandalimin e dhunës me bazë gjinore në zgjedhje”
- Postuar më, 22/06/2020

22 qershor
2020
“Nënkomisioni
për të Drejtat e Njeriut” dhe “Nënkomisioni për Barazi Gjinore dhe Parandalimin
e Dhunës ndaj Gruas”, zhvilluan seancë dëgjimore, të përbashkët online, të drejtuar nga deputetja znj. Vasilika Hysi,
njëherësh dhe Nënkryetare e Parlamentit të Shqipërisë ku u prezantua dhe u diskutua,
“Prezantimi dhe diskutimi i shkresës së UN Women për zbatimin e detyrimeve
ndërkombëtare në parandalimin e dhunës me bazë gjinore në zgjedhje”. Pas miratimit të dy kalendareve të punës së dy
komisioneve për periudhën 22 qershor 31 korrik 2020, seanca vijoi me Prezantimin
dhe diskutimin i shkresës së UN Women, nën
drejtimin e deputetes znj. Eglantina Gjermeni, ku të ftuara ishin znj. Estela Bulku,
përfaqësuese e UN Women, Agjensitë e Kombeve
të Bashkuara për Gratë në Shqipëri, si dhe dy ekspertet në këtë organizatë znj.
Aurela Anastasia dhe znj. Erida Agolli.
Në fjalën e
saj znj. Bulku bëri një prezantim mbi këtë nismë, ku theksoi: “UN Women “ në nivel
global ka shqyrtuar çështjen e dhunës ndaj grave në zgjedhje dhe në politikë,
një fenomen ky që ndodh në mbarë botën, por që njihet pak, e ku i është dhënë rëndësi
kohët e fundit nga organet e Kombeve të Bashkuara, duke sjellë në vëmendje këtë
fenomen, që cënon një nga të drejtat themelore të grave. Dhuna që ushtrohet ndodh
në forma të ndryshme duke i penguar gratë që merren me politikë por dhe ato që aspirojnë
të futen në politkë. Një udhëzues që e kanë hartuar në vitin 2017 me shembuj
konkretë dhe të dhëna në nivel botëror”, u shpreh znj. Bulku. Po ashtu edhe ekspertia
e niveli të lartë, znj. Anastasia, në fjalën e saj u ndal në disa propozime dhe
sugjerime, në të gjithë paketën e ardhur nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare
në kodin zgjedhor. “Ne do të ndalemi në parandalimin, ndalimin dhe mbrojtjes së
gruas në politikë dhe në zgjedhje nga dhuna. Në një raport të përgatitur nga UN Women, i mbështetur
në standartet ndërkombëtare ne propozojmë që në Nenin 21 të ketë një riorganizim
në kodin zgjedhor ku të jetë, ndalimi i fyerjes dhe poshtërimit, ndalimi i gjuhës
së urrejtjes, si dhe të kemi programe për edukimin zgjedhor”, kundrejt
saksioneve të ndryshme, përfundoi znj. Anastasia ku dhe solli shembuj të ndryshëm
ndërkombëtarë në fushata zgjedhore, ku ishin përdorur gjuha seksiste, dhe gjuha
e urrejttjes karshi kandidateve femra.
Znj.
Vasilika Hysi pasi dëgjoi dhe vlerësoi prezantimin dhe sugjerimet në këtë dëgjesë,
në fjalën e saj shtoi duke sjellë një informacion të ri : “Kuvendi është duke
zbatuar një projekt të rëndësishëm me
agjensinë sviceriane në bashkpunim me dy organizatat OSBE dhe UN Women lidhur me edukimin ligjor të publikut në
zgjedhje”, përfundoi znj. Hysi e cila propozoi që këto ndryshime të diskutohen
dhe në komisionin e reformës zgjedhore, ku disa deputete janë dhe anëtare. Deputetja,
Elona Gjebrea në fjalën e saj, falenderoi dhe velerësoi dy ekspertet për
propozimet e parashtruara si dhe shtoi se ata mund të kene një bashkpunim në
nivel kombëtar. “Më vjen mirë që në këtë mbledhje ka deputete të Aleancës së Grave,
në rolin tonë si ligjvënëse ne do të jemi një zë mbështetës. E kishim në axhendë,
një forum me rrjetin e grave të Këshillave Bashkiakë, por dhe atë të
parlamenteve të tjera, ku në shtator pritet të kemi një forum rajonal, të mbështetur
nga OSBE, pse jo mund të na bashkohet UN Women, për të marrë disa nisma, kundër
dhunës së grave. Aktualisht ka një frymë shumë pozitive dhe mbështetëse shumë më
shumë seç ka qenë. Mendoj se jemi në një situatë më të pjekur dhe kemi luksin që
të kërkojmë më shumë mbështetje”.
Seanca dëgjimore
vijoi me pyetje dhe diskutime nga anëtarët e këtij komisioni, ku deputetja znj.
Klotilda Bushka u ndal në disa propozime konkrete si parimi i barazisë gjinore
dhe risinë e çështjeve dhe mekanizmave konkrete të propozuara, për mbrojtjen e
grave dhe vajzave nga dhuna, në zgjedhje. Duhet të merren nisma, që mund ta
realizojnë këtë qëllim, duke i paraqitur tek eskpertët përkatës që po merrem me
komisionin”, shtoi deputetja Bushka.
Po ashtu dhe
deputetët e tjerë, vlerësuan dhe mbështetën këtë nismë, ku ranë dakord, që dhe
me grupet e interesit të hartojnë një letër të përbashkët me sugjerime konkrete
për këshillin politik në këtë kod zgjedhor.