"Aleanca e Grave Deputete" zhvilloi seancë dëgjimore, lidhur me situatën e dhunës në familje përgjatë periudhës së pandemisë
- Postuar më, 03/06/2020
3 qershor
2020
Aleanca e
Grave Deputete nën drejtimin e nënkryetares së AGD-së znj. Elona Gjebrea, në
bashkëpunim me znj. Eglantina Gjermeni kryetare e Nënkomisionit Parlamentar për
Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave, organizoi një seancë dëgjimore
për dhunën në familje gjatë periudhës së pandemisë Covid 19. Të ftuar në këtë
seancë dëgjimore ishin znj. Bardhylka Kospiri zëvendësministre e Ministrisë së
Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe znj. Romina Kuko zëvendësministre e
Minisitrisë së Punëve të Brendshme. Gjithashtu të ftuar ishin dhe deputete anëtare
të Nënkomisionit Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj
Gruas. Gjatë seancës dëgjimore u prezantuan masat e marra nga qeveria për
parandalimin e rasteve të dhunës në familje gjatë periudhës së kufizimeve të
vendosura për shkak të pandemisë. Gjatë këtij sesioni deputetet ngritën pyetje
dhe diskutuan për masat e marra nga institucionet, bashkëpunimin mes tyre, rolin
e koordinatorit vendor etj. Në pjesën e dytë të takimit nënkryetarja e AGD-së
znj. Elona Gjebrea prezantoi raportin vjetor të AGD-së për vitin 2019, si dhe u
diskutua Plani i Veprimit për një Parlament të Ndjeshëm Gjinor. Në përfundim të
takimit u miratua kalendari i aktiviteteve të AGD-së për periudhën qershor -
dhjetor 2020.