Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim

  • Postuar më, 28/05/2020

28 maj 2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian. Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese. Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja.


Share