Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Kryeparlamentarin e Malit të Zi, z. Ivan Brajovic, me rastin e Ditës së Pavarësisë

  • Postuar më, 20/05/2020

20 maj 2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, z. Ivan Brajovic, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Me rastin e  21 majit, Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, Ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta. Shpallja e pavarësisë së Malit të Zi ishte një arritje e madhe popullit malazes drejt mirëqenies dhe të ardhmes së tij, konsolidimit të institucioneve demokratike dhe avancimit të rolit e kontributit për zhvillimin, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Muajt e fundit të dy vendet tona janë përballur me rrezikun dhe pasojat e pandemisëë së COVID-19. Kuvendi i Shqipërisë dhe unë personalisht kemi ndjekur përpjekjet e mjekëve dhe sistemit shëndetësor të Malit të Zi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit si edhe masat e Qeverisë për të rimëkëmbur ekonominë e dëmtuar nga pandemia. Për fat të mirë, në të dy vendet tona masat rezultuan të efektshme dhe pasojat në humbjen e jetëve njerëzore minimale. Unë jam i bindur se vendet tona, Europa dhe gjithë njerëzimi do të çlirohen së shpejti nga pasojat e pandemisë dhe do t’u kthehen gëzimeve të jetës.

Shpreh gjithashtu bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Malit të Zi do të rifillojë dhe kam kënaqësinë t’Ju ftoj për një vizitë në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Ju.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, z. Ivan Brajovic, me rastin e Ditës së Pavarësisë






Share