Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Kryetarin e Këshillit Drejtues të AKEP-it, z. Tomi Frashëri

  • Postuar më, 19/05/2020

19 maj 2020


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Kryetarin e Këshillit Drejtues të AKEP-it, z. Tomi Frashëri, i cili i dorëzoi Raportin Vjetor të veprimtarisë së AKEP-it për vitin 2019. Z. Frashëri e informoi Kryetarin e Kuvendit mbi veprimtaritë më të rëndësishme të institucionit gjatë vitit 2019 si edhe për disa probleme të reformimin dhe modernizimit të këtij institucioni, për arritjen e standarteve ndërkombëtare të komunikimeve elektronike, si përmirësimi i kuadrit ligjor dhe përgatitjet për fillimin e implementimit të Kodit Europian të Komunikimeve Elektronike. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se AKEP do të ketë në çdo kohë mbështetjen maksimale të Kuvendit të Shqipërisë dhe këshilloi se AKEP duhet të rrisë përpjekjet për përafrimin e legjislacionit mbi komunikimet elektronike me legjislacionin e BE-së si edhe të intensifikojë bashkëpunimin me komisionet e përhershmne parlamentare dhe deputetët për përshpejtimin e përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rregullator


Share