Delegacioni parlamentar në Asamblenë e NATO-s mori pjesë në webinarin me temë "Përgjigja e NATO-s ndaj COVID-19"
- Postuar më, 07/05/2020
Në kushtet e pandemisë globale kur
takimet direkte janë të pamundura, Asambleja Parlamentare e NATO-s mbajti ditën
e sotme webinarin e parë me temë "Përgjigjia e NATO-s mbi COVID-19".
Gjithashtu ai u bëri thirrje deputetëve të vijojnë të këmbëngulin për rritjen e buxhetit të mbrojtjes, duke mos hequr vëmendjen nga mbrojtja si një mënyrë për të mbajtur të sigurt mjedisin për investitorët, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomive respektive.
Gjatë ndërhyrjes së saj, Kryetarja e delegacionit shqiptar znj. Mimi Kodheli pranoi falenderimet ardhura nga delegacioni italian për ndihmën që vendi ynë i dha Italisë me dërgimin e ekipit mjekësor si dhe vlerësoi punën e NATO-s si dhe përgjigjen dhënë prej saj në këtë situatë. Po ashtu ajo nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së ekipeve të kimisë si dhe të strukturavë të inteligjencës për të parandaluar që ngjarje të tilla të mos ndodhin dhe të mos kenë efekt te tille në të ardhmen.