Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, falenderon Presidentin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, z. Al Jarwan, për dhurimin Shqipërisë të 10 mijë maskave kirurgjikale

  • Postuar më, 23/04/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka marrë këto ditë një letër nga  Presidentii Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, z. Al Jarwan, i cili bën të ditur dhurimin nga ana e këtij Këshilli të 10 mijë maskave kirurgjikale për mjekët dhe institucionet shëndetësore të Shqipërisë.

 

Në përgjigjen drejtuar Presidentit tëKëshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, z. Al Jarwan, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, midis të tjerash shkruan:

Ju falenderoj nga zemra për letrën Tuaj të datës 15 prill, në të cilën shprehni simpatinë e thellë, solidaritetin e sinqertë,mbështetjen për mjekët në vijën e parë të betejës si edhe ngushëllimet për humbjen e jetëve njerëzore prej koronavirusit, në këto kohë të vështira, kur popujt e të gjithë planetit janë përfshirë nëluftën për mbrojtjen e jetëve njerëzore prej pandemisë së COVID-19.

Qeveria dhe institucionet e Shqipërisëkanë marrë dhe po zbatojnë masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe shpëtimin e  jetëve njerëzore dhe, si rezultat i këtyre masave dhe i mbështetjes e solidaritetit të qytetarëve shqiptarë, humbjet e jëtëve njerëzore kanë qenë të pakta, por ekonomia e vendit, ashtu si edhe ekonomia e vendeve të tjera, është goditur rëndë.

Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisënuk e kanë ndërprerë asnjë çast funksionimin dhe veprimtarinë e tyre në shërbim të qytetarëve, mbrojtjes së jetëve të tyre dhe rigjallërimin e ekonomisë. Komisionet parlamentare të Kuvendit kanë vazhduar të funksionojnë rregullisht online, ndërsa seancat plenare po zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjithë deputëtëve, duke zbatuar standartet e distancimit social dhe masat e tjera mbrojtëse. 

Ne, shqiptarët, ndjekim me vëmendje betejën e mjekëve, qeverive, institucioneve dhe popujve kundër këtij rreziku dhe gëzohemi për mbrojtjen e shpëtimin e çdo jete njerëzore. Letra Juaj dëshmon se në luftën kundër COVID-19 asnjë vend nuk është i vetëm, por ka mbështetjen e solidaritetin e gjithë njerëzimit. Të gjithë dëshirojmë  me gjithë shpirt që e keqja të ndalet sa më shpejt dhe të gjithë popujt e botës t’u kthehen jetës normale dhe gëzimeve të saj.

Unë e vlerësoj si  një mbështetje të madhe në luftën kundër koronavirusit ngritjen e Task Forcës sëKëshillit Global për Tolerancë dhe Paqe,  për të mbështetur zbatimin e masave mbrojtëse prej pandemisë,në vendet e prekura si edhe në kontekstin global.

Shpreh mirënjohjen e thellë të Kuvendit të Shqipërisë dhe timen personale për dhurimin prëj Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe të 10 mijë maskave kirurgjikale, të cilat janë një mbështetje  e madhe për mjekët, infermierët dhe profesionistët e mjekësisë që janë në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit. Populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë këtë ndihmë.”

 

 

 

 

 

 

 


Share