Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtaretë Turqisë, z. Mustafa Sentop, me rastin e 100-vjetorit të Asamblesë
- Postuar më, 23/04/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar
sot një letër urimi Presidentit tëAsamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z.Mustafa Sentop, me rastin e 100-vjetorit të themelimit
të saj.
“Me rastin e 100-vjetorit
të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, e cila u mblodh për herë të parë në
vitin 1920 në Ankara, në emrin e Kuvendit të Shqipërisë si edhe në emrin tim
personal, Ju uroj suksese të mëtejshme nëzhvillimin dhe përparimin e Turqisë, konsolidimin e jetës
parlamentare dhe institucioneve tëtjera demokratike.
Krijimi
i Asamblesë së Madhe Kombëtare ishte një sukses shumë i rëndësishëm i Turqisë
dhe hodhi themelet për një republikë të pavarur, laike e moderne si edhe
zhvillimin dhe mirëqenien e popullit turk.
Populli shqiptar
dhe Kuvendi i Shqipërisë gëzohen sinqerisht për arritjet e Turqisë mike dhe i
urojnë avancim të mëtejshëm në rrugën e progresit dhe demokracisë si edhe
kontributin e madh për zhvillimin, paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e
më gjerë.
100-vjetori i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë kremtohet në
një kohë të vështirë për Turqinë, por edhe për të gjitha vendet e botës. Turqia, ashtu si edhe Shqipëria dhe gjithë
popujt në planet, janë përfshirë në një betejë për mbrojtjen e jetëve njerëzore
prej përhapjes së pandemisë së COVID-19. Ne, shqiptarët, ndjekim me vëmendje
betejën e mjekëve, institucioneve dhe popullit vëlla turk kundër këtij rreziku
dhe gëzohëmi për mbrojtjen e shpëtimin e çdo jete njerëzore.
Në luftën kundër
COVID-19 asnjë vend nuk është i vetëm, por ka mbështetjen e solidaritetin e
gjithë njerëzimit. Të gjithë dëshirojmë
me gjithë shpirt që e keqja të ndalet sa më shpejt dhe popujt tanë si
edhe të gjithë popujt e botës t’u kthehet jetës normale dhe gëzimeve të saj.
Duke përfunduar, më lejoni, Zoti President, të
shpreh edhe njëherë urimet e mia më të
sinqerta me rastin e 100-vjetorit tëAsamblesë së
Madhe Kombëtare të Turqisë dhe të shpreh besimin se bota dhe vendet tona shumë
shpejt do ta fitojnë këtë betejëdhe Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja e
Madhe Kombëtare e Turqisë do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer midis tyre.
“, shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar
Presidentit të Asamblesë së Madhe Kombëtare
të Turqisë, z. Mustafa Sentop.