Faqja e Kuvendit, parlament.al, filloi trasmetimin livestream të mbledhjeve të komisioneve parlamentare

  • Postuar më, 13/04/2020

9 prill 2020

Siç është bërë e njohur, Komisionet e Kuvendit, në kushtet e pandemisë COVID-19, vazhdojnë punën online. Në zbatim të programit dhe kalendarit të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve, sot zhvillohen mbledhjet e Komisionit të Sigurisë dhe Komisionit të Ekonomisë. Për të mundësuar informimin në kohë reale të publikut, faqja e Kuvendit, parlament.al, filloi  trasmetimin livestream të mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Kjo mundësi u ofrohet televizioneve dhe është në vazhdën e objektivave të Kuvendit për të rritur transparencën dhe aksesin e qytetarëve dhe mediave në procesin ligjbërës të Kuvendit, komisioneve të përhershme parlamentare dhe deputetëve. Ky shërbim ndaj publikut merr rëndësi të veçantë në kushtet e izolimit prej pandemisë së koronavirusit.


Share