Aleanca e grave deputete


Njohja dhe respektimi i të drejtave politike për shtetasit në tërësi, duke mos përjashtuar gratë, qëndron në themel të demokracisë. Këto të drejta mbrohen nga ligjet themeltare të një shteti, që janë kushtetutat e çdo vendi. Duke realizuar qëllimin e barazisë së gruas dhe burrit në vendimmarrje, sigurohet ajo balancë, e cila reflekton përbërjen e shoqërisë dhe forcimin e demokracisë, si dhe nxit një funksionim më të mirë të shoqërisë. Në këtë kuptim barazia në pjesëmarrje në jetën politike, luan një rol kryesor në procesin e përparimit të rolit të gruas në shoqëri. Pa pjesëmarrjen aktive dhe përfshirjen perspektive të saj në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, qëllimet e barazisë, të zhvillimit dhe paqes nuk mund të arrihen. Aktualisht, Kuvendi numëron 41 gra deputete.

Gratë në Kuvend

Gratë deputete të legjislaturës aktuale