Rregullorja e masmedias

Kuvendi i Shqipërisë gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tij udhëhiqet nga parimi i garantimit të së drejtës së informimit dhe për këtë është miratuar Rregullorja për akreditimin, akomodimin dhe orientimin e masmedies pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Te drejtën e akreditimit e gëzojnë të gjitha mediet audiovizive, të shkruara dhe elektronike, shqiptare dhe të huaja si dhe punonjësit e medies në profesion të lirë.