Thirrje te hapur Grupeve te Interesit dhe Lobisteve per regjistrim dhe riregjistrim

Mirësevini në faqen e informimit mbi bashkëpunimin mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Grupeve të Interesit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.

Byroja e Kuvendit me vendim nr. 17, datë 11.11.2014 ka miratuar, “Manual i pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit”.

Manuali i pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit është një burim për të nxitur dhe siguruar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në funksionin legjislativ dhe atë mbikëqyrës të Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, fton grupet e interesit dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat e çmojnë të arsyeshme të regjistrohen pranë institucionit tonë për të ushtruar të drejtën e tyre sipas legjislacionit përkatës.

Për çdo saktësim të këtyre të dhënave na kontaktoni në adresën e e-mail: ejona.manjani@parlament.al

 

OSHC-të, të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e këtij regjistri, duhet të dërgojnë në adresën e mësipërme këto të dhëna:

  1. Numrin e NIPT-it;
    2. Emërtimin e plotë të subjektit;
    3. Të dhënat e personit të kontaktit, apo administratorit;
    4. Adresën postare dhe elektronike;
    5. Objektin e veprimtarisë;
  2. Përcaktimin e komisioneve pranë të cilave kërkohet regjistrimi.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

 

Mirësevini në faqen e informimit mbi bashkëpunimin mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Lobistëve.
Bazuar në Vendimin nr. 61/2018, datë 05.04.2018 të Kuvendit “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”, (nenit 22): “Në Kuvend krijohet regjistri i lobimit, grupeve të interesit dhe organizatave të shoqërisë civile që mbajnë marrëdhënie me deputetin dhe komisionet parlamentare, me qëllim pjesëmarrjen e publikut në procesin legjislativ.”
Në këtë kuadër, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, fton Lobistët të cilët e çmojnë të arsyeshme të regjistrohen pranë institucionit tonë për të ushtruar të drejtën e tyre sipas legjislacionit përkatës.
Për çdo saktësim të këtyre të dhënave na kontaktoni në adresën e e-mail: ejona.manjani@parlament.al

Lobistët, të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e këtij regjistri, duhet të dërgojnë në adresën e mësipërme këto të dhëna:
1. Emërtimin e plotë të subjektit;
2. Të dhënat e personit të kontaktit, apo administratorit;
3. Adresën postare dhe elektronike;
4. Përcaktimin e komisioneve pranë të cilave kërkohet regjistrimi.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!