Të vizitojmë Kuvendin

Qytetarët mund të ndjekin drejtpërdrejt zhvillimin e seancave plenare nga galeria për publikun në sallën e seancave plenare. Pjesëmarrja e individëve apo grupeve, që kërkojnë të ndjekin seancën plenare gjatë zhvillimit të saj, është e kushtëzuar nga kapaciteti i vendeve të disponueshme në galerinë për publikun.

Pjesëmarrja e individëve dhe grupeve, që kërkojnë të ndjekin drejtpërdrejt zhvillimin e komisioneve dhe seancave plenare, duhet të plotësojnë një formularë, “Kërkesë për pjesëmarrje” përkatesisht në linkun https://www.parlament.al/aplikime/. Këto formularë të plotësuar do të shkojnë në adresë të koordinatorit për të drejtën e informimit: suela.huta@parlament.al 

Oraret dhe ditët e përcaktuara për turet e grupeve studentore pranë sallës së seancave plenare dhe ambienteve të Kryesisë së Kuvendit jane si vijon:

E martë – E mërkurë – E premte ora 10°° – 12°° dhe 14°° – 16°°

Personat duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikimi personal.

Pas shqyrtimit dhe miratimit nga Sekretari i Përgjithshëm, përgatitet fletë – hyrja sipas Sesionit dhe Legjislaturës përkatëse. 

Personat që paraqiten ne keto ambiente, pasi u verifikohet identiteti, autorizohen të ndjekin dretpërdrejt zhvillimin e séancës plenare ose komisionit përkatës.

Hyrja e individëve apo grupeve kryhet nëpërmjet hyrjes kryesore të sallës së seancave plenare të Kuvendit në “Rrugën e Elbasanit”.

Për më tepër informacion kontaktoni me Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun
Tel: + 355 (4) 2278416
E-mail:
  • info.vizita@parlament.al
  • suela.huta@parlament.al
– Kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit në gallerinë për publikun në sallën e seancave plenare

Personat e pajisur me fletëhyrje në hyrje i nënshtrohen një kontrolli nga punonjësit e Shërbimit të Sigurisë dhe dorëzojnë veshjet e rënda, çantat, telefonat e lëvizshëm, çdo lloj tjetër aparatesh elektronikë dhe mjetesh të tjera të konsideruara të papërshtatshme nga punonjësit e Shërbimit të Sigurisë. Sendet e dorëzuara në hyrje do të ruhen në qese me numër sigurie në dhomën e sendeve të publikut dhe i dorëzohen personit përkatës në dalje.

Gjatë qëndrimit në galeri personave nuk u lejohet mbajtja e kapeleve. Personat në galeri duhet të qëndrojnë në heshtje dhe të mbajnë qetësi  gjatë zhvillimi të seancës plenare, si dhe të zbatojnë udhëzimet e dhëna nga punonjësit e Shërbimit të Sigurisë në hyrje. Është e ndaluar shfaqja e çdo lloj shenje miratimi ose mos miratimi gjatë ndjekjes së seancës plenare. Në rast ndërprerjeje të seancës personat duhet të largohen nga galleria në shoqërinë e punonjësve të Shërbimit të Sigurisë.

Shkelja e rregullit në galeri dhe në çdo mjedis tjetër të sallës së seancave plenare është shkak për shoqërimin jashtë këtyre mjediseve.