Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

“Fundjava e artit” në Kuvend, hap dyert për ekspozitën e skulptorit Genc Mulliqi, titulluar ”Komunikim pa fjalë”.

 

Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli hap dyert e Kuvendit për ekspozitën e skulptorit Genc MulliqiNjë ekspozitë e veçantë me skulptura, piktura dhe performanca të ndryshme  të artit pamor, me autor Genc Mulliqin,  u hap në mjediset e Kuvendit, në fundjavën e artit.

Me një krijimtari dinamike,  të dimensioneve bashkëkohore, artisti Genc Mulliqi radhitet ndër emrat më profesionalë dhe të suksesshëm të pikturës dhe të skulpturës, në botën e artit shqiptar

Kryetarja Jozefina Topalli, duke shprehur para të ftuarve në Kuvend, kënaqësinë për hapjen e kësaj ekspozite, tha se “në rrugëtimin artistik, Genc Mulliqi ka një projektim krejt të veçantë, në të cilin skulptori, përmes punimeve të tij përpiqet që të komunikojë jetën, të përjetshmen, realen, legjendaren.”

“Genc Mulliqi është një artist shumë i veçantë, i cili siç do ta shihni, komunikon përmes heshtjes, e cila flet më shumë se çdo gjë tjetër. Po të keni parë albumin e Genc Mulliqit me ciklin e krenave , do të gjejmë një lloj eposi të kreshnikëve, një lloj përjetimi që nga momenti i zanafillës dhe që, në historinë e trazuar të memories të gjithësecilit prej nesh, kërkon misitiken e krijesës.
Përveç skulptorit, Genc Mulliqi , është një artist që përcjell artin e tij përmes vizatimit, përmes pikturës, portretit, autoportretit, asaj që ai e quan komunikim pa fjalë, përmes videos, përmes artistit multimedial”- u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli hap dyert e Kuvendit për ekspozitën e skulptorit Genc Mulliqi

Më tej, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi dhe dimensionin pedagogjik të piktorit Mulliqi i cili , siç u shpreh ajo, “botën e tij të një ndjeshmërie të veçantë artistike, përpiqet t’ia përcjellë  edhe nxënësve, edhe studentëve, për t'i ngjizur shpirtin dhe artin e tij të mahnitshëm”.

Në fjalën e rastit, artisti Mulliqi vlerësoi si një nismë shumë të bukur dhe të veçantë, nga ana e Kryetares Jozefina Topalli, fundjavën e artit në Kuvend, si një urë komunikimi njerëzor, që afron artistët me botën e politikës.

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara