Kryetarja e Kuvendit: Angazhimi ynë, të bëjmë zgjedhjet më të mira të standardeve më të larta që Shqipëria ka pasur.
[ 11 Qershor, 2013 ]
...
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takon nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë dhe Kryetarët e grupeve të miqësisë në Senatin dhe Parlamentin Francez.
[ 05 Qershor, 2013 ]
...
Në Kuvendin e Shqipërisë mbyllet realizimi i projektit të Binjakëzimit ”Për forcimin e Kuvendit të Shqipërisë”, në kuadër të programit IPA të Bashkimit Evropian.
[ 05 Qershor, 2013 ]
...
Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme dhe miraton tre ligjet e integrimit
[ 30 Maj, 2013 ]
...
Miratohen në Seancë të jashtëzakonshme plenare tri ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për dhënien e statusit kandidat për në BE Shqipërisë.
[ 30 Maj, 2013 ]
TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
ZGJEDHJET E FUNDIT TË KUVENDIT
Komisioni për Verifikimin e Mandateve në perputhje me nenet 32-41 te Rregullores se Kuvendit pasi u mbështet në dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve bëri verifikimin e mandateve të deputetëve mbi bazën e vendimit nr. 602, datë 1.8.2009 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në përputhje me nenet 162 dhe 163 të Kodit Zgjedhor shpërndarja e mandateve është si vijon:
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" 70 mandate, përkatësisht: Partia Demokratike 68 mandate Partia "Për Drejtësi dhe Integrim" 1 mandat
Partia Republikane Shqiptare 1 mandat
Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 4 mandate, përkatësisht: Partia "Lëvizja Socialiste për Integrim" 4 mandate Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" 66 mandate, përkatësisht: Partia "Bashkimi për të Drejtat e Njeriut" 1 mandat Partia Socialiste e Shqipërisë 65 mandate Pas verifikimit që i'u bë emrave të zgjedhur, rezultoi se në zgjedhjen e tyre janë respektuar kërkesat e parashikuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Kodin Zgjedhor. Për listën e deputetëve të zgjedhur nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhje që ta pengonte atë të kryente betimin në seancë plenare.
Në përfundim të procesit të verifikimit Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve në përputhje me nenin 3, pika 2 të Rregullores së Kuvendit me unanimitet arriti në konkluzionin se:
Mandatet e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë janë të vlefshme. Lista e deputetëve sipas zonave zgjedhore. |
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|
©
2010
Kuvendi i Shqiperisë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara








