SHQIP
|
ENGLISH
Kryetarja e Kuvendit: Angazhimi ynë, të bëjmë zgjedhjet më të mira të standardeve më të larta që Shqipëria ka pasur.
[ 11 Qershor, 2013 ]
...
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takon nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë dhe Kryetarët e grupeve të miqësisë në Senatin dhe Parlamentin Francez.
[ 05 Qershor, 2013 ]
...
Në Kuvendin e Shqipërisë mbyllet realizimi i projektit të Binjakëzimit ”Për forcimin e Kuvendit të Shqipërisë”, në kuadër të programit IPA të Bashkimit Evropian.
[ 05 Qershor, 2013 ]
...
Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme dhe miraton tre ligjet e integrimit
[ 30 Maj, 2013 ]
...
Miratohen në Seancë të jashtëzakonshme plenare tri ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për dhënien e statusit kandidat për në BE Shqipërisë.
[ 30 Maj, 2013 ]
TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
[ 30 Maj, 2013 ]
Deputetët miratuan projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8588, datë 15.3.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, projektligjin “Për nëpunësin civil”, si dhe propozimet për reformën parlamentare. (Projektvendimi “Për shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit”si dhe Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8550,datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, i ndryshuar”).
Miratimi i këtyre ligjeve hap dritën jeshile për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
[ 06 Maj, 2013 ]
Seanca plenare miratoi sot Aktin normativ nr.2 “Për rivlersimin e pasurisë së paluajtshme” dhe Aktin normativ nr.3 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim ABU DHABI, për financimin e projektit të bulevardit verior dhe të rehabilitimit të Lumit të Tiranës”.
[ 02 Maj, 2013 ]
Krahas projektligjeve të rëndësishme në fushën e ekonomisë, energjisë, etj., Kuvendi miratoi sot edhe projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr.7895, datë 27.01.1995 “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, që forcon masat kundër krimeve të rënda.
[ 29 Prill, 2013 ]
Kuvendi miratoi edhe kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një komisioni hetimor dhe caktimin e objektit, afatit dhe përbërjes së tij për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive për incidentin e ndodhur më 24 prill, 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës.
[ 25 Prill, 2013 ]
Kuvendi miratoi edhe dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e zotit Admir Thanza dhe zotit Tom Ndreca si anëtarë të Gjykatës së Lartë, për emërimin e zotit Xhezair Zaganjori si Kryetar të Gjykatës së Lartë, si dhe dekretin për emërimin e zotit Fatos Lulo si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
[ 18 Prill, 2013 ]
[ 04 Prill, 2013 ]
Seanca plenare miratoi dekretet e Presidentit të Republikës për ndryshimet në kabinetin qeveritar
[ 01 Prill, 2013 ]
Kuvendi miratoi edhe dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e zotit Xhezair Zaganjori si anëtar të Gjykatës së Lartë, si dhe dy dekrete për emërimin e zotit Besnik Imeraj dhe të zotit Gani Dizdari si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
[ 28 Mars, 2013 ]
[ 25 Mars, 2013 ]
Kuvendi miratoi, ndër të tjera, një sërë projektligjesh të rëndësishme në fushën e mjedisit dhe energjisë, ndër të cilat edhe marrëveshjen për projektin për Gazsjellësin Trans Adriatik (Projekti TAP).
[ 18 Mars, 2013 ]
Kryetarja e Kuvendit ftoi sërish opozitën që të japë konsensusin edhe për tre ligjet që do t’i mundësonin Shqipërisë marrjen e statusit të vendit kandidat, duke u shërbyer në këtë mënyrë interesave të të gjithë shqiptarëve.
“Ju ftoj të votojmë tre ligjet për marrjen e statusit. Ju treguat që për Pustecin votoni me 3/5. Të njëjtën shumicë kërkojnë edhe tre ligjet e statusit,” tha Kryetarja e Kuvendit.
[ 21 Shkurt, 2013 ]
Në përfundim të debatit, Kuvendi miratoi të gjitha projektligjet e sipërpërmendura.
Sërish, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Çoba Topalli ftoi opozitën që të votojë tre ligjet e integrimit, të cilat janë të përfshira në axhendën e çdo seance plenare.
[ 14 Shkurt, 2013 ]
[ 07 Shkurt, 2013 ]
Sërish, Kryetarja e Kuvendi u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të votojnë propozimet e reformës parlamentare, projektligjin “Për nënpunësin civil”, si dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, miratimi i të cilave do të hapte dritën jeshile për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
[ 21 Janar, 2013 ]
Kuvendi miratoi me 70 vota pro propozimin e Presidentit të Republikës për emërimin e zonjës Zana Xhuka në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
[ 27 Dhjetor, 2012 ]
Në mbyllje të seancës, Kryetarja e Kuvendit ftoi edhe njëherë opozitën për të votuar tre projektligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian dhe që do të hapnin dritën jeshile për marrjen e statusit të vendit kandidat.
[ 20 Dhjetor, 2012 ]
Në hapje të votimit për projektligjet e parashikuara në rendin e ditës së seancës së sotme plenare, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Çoba Topalli përsëriti ftesën e saj në adresë të opozitës për të votuar tre ligjet e integrimit. Kryetarja e Kuvendit u shpreh se në ditët e fundit të sesionit dhe përpara festave të fundvitit do ishte mirë që opozita të votonte për këto ligje, jo për mazhorancën, por për vendin dhe qytetarët shqiptarë.
[ 17 Dhjetor, 2012 ]
Pas diskutimeve nga ana e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, me 72 vota pro, Kuvendi miratoi në tërësi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2013”.
[ 13 Dhjetor, 2012 ]
[ 15 Nentor, 2012 ]
Jozefina Çoba Topalli: “Kemi rastin sot që si deputetë të bëjmë korrigjimet e duhura, sepse nuk mund të lejojmë kurrë që numërimi i fillimit të legjislaturave, ndryshe nga çdo vend tjetër i botës, në kundërshtim me të gjitha kriteret ligjore, shkencore apo zakonet parlamentare të fillojë nga ’46-ta. Sot është gjithashtu një rast për të nxjerrë nga errësira një pjesë të rëndësishme të historisë së legjislacioneve shqiptare që sistemi komunist nuk i njihte.”
|
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|
©
2010
Kuvendi i Shqiperisë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara








