Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

1.2.3.4...
[ 28 Maj, 2010 ]
Në 20 vite, vendimi i djeshëm i komisioneres Malmstrom është vendimi më i rëndësishëm, më i mirëpritur, është lajmi më i bukur që ndonjëherë shqiptarët, kanë pasur në jetën e tyre, S’ka gjë më të bukur për këta të rinj dhe të reja, për këto studentë që me këtë vendim, e shohin veten si të gjithë të rinjtë e tjerë të Europës. Jemi krenarë që ia arritëm. Këto muaj, Parlamenti ka bërë një punë titanike.
[ 21 Maj, 2010 ]
Të rinjtë, në një risi festuan në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë me bashkëmoshatarët e tyrë në Europë. Qytetarët e Tiranës shijuan sot këtë festë të të rinjve në Bulevard. Kryetarja e Kuvendit i tha të rinjve se: Ju jeni e ardhmja e Shqipërisë Europiane. Ne duam që ju të lëvizni pa viza. Të rinjtë maturantë të Shqipërisë festuan sot njëkohësisht me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë Europën në ditët e Europës.
[ 02 Prill, 2010 ]
Kryetarja e Kuvendit, u shpreh se jo rastësisht kjo ditë e madhe po festohet me të rinjtë, sepse mbi të gjitha “Shqipëria në Nato” është festa e të rinjve, që patën fatin të jetojnë në kohërat e lirisë, në kohën e rrëzimit të diktaturës komuniste.
[ 02 Prill, 2010 ]
"Ky përvjetor është një datë e jashtëzakonshme, që koincidon me 20 vjet rrëzim të komunizmit. U rrëzua komunizmi, sepse synohej NATO, sepse synohej perëndimi, sepse synohej një komunitet unik i vlerave të përbashkëta, në të cilat sot ne ndihemi pjesë. Në qoftë se lexojmë deklaratën Samitit të Strasburgut një vit më parë, ajo thotë se ne e pranojmë Shqipërinë, sepse ne ndajmë me këtë vend demokracinë, ndajmë me këtë vend liritë individuale, ndajmë me këtë vend shtetin ligjor, ndajmë me të këtë vend vlerat.
[ 02 Prill, 2010 ]
“Në këtë përvjetor të ngjarjes historike të Shqipërisë në NATO, unë nuk mund të rri pa përmendur edhe një përvjetor tjetër, 2 prillin, i cili më kujton atë ditë të vështirë, kur katër të rinj, ndonjëri pak mbi moshën tuaj, të tjerët pak a shumë sa ju, u vranë në Shkodër, sepse kërkonin lirinë dhe kërkonin rrëzimin e komunizmit. Le të nderojmë kujtimin e 2 prillit të këtyre katër të rinjve. Të mbajmë një minutë heshtje për ta” u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
1.2.3.4...

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara