TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 90 vjetorit të vendosjes së marrëdhëneve mes Hungarisë dhe Shqipërisë, në një nga sheshet kryesore të Budapestit do të vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut.
Duke i uruar zonjës Jozefina Topalli mirëseardhjen, zoti Kover tha se Dy homologët diskutuan mbi aktivitetet e përbashkëta që do të organizohen vitin e ardhshëm, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ngjarje kjo që përkon me 90 vjetorin e vendosjes së marrëdhëneive diplomatike mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Kryetari i Parlamentit të Hungarisë tha se: “Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 90 vjetorit të vendosjes së marrëdhëneve mes dy vendeve, në një nga sheshet kryesore të Budapestit do të vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Zoti Kover theksoi se “bashkëpunimi parlamentar mes Hungarisë, Francës dhe Shqipërisë , përmes projektit IPA, i inicuar nga Jozefina Topalli, jam i sigurt se do të jetë një projekt i suksesshëm, që do të afrojë edhe më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian.” “Megjithë krizën në eurozonë, tha Lazlo Kover, ne jemi të mendimit se zgjerimi Bashkimit Europian është zgjidhja më e mirë.” Kjo linjë politike dhe diplomatike, e përforcuar nga Kryeministri Viktor Orban dhe presidenti Pal Schmitt gjatë takimeve me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, u theksua edhe nga homologu i saj hungarez. Në shenjë nderimi për Shqipërinë, Kryetari i Parlamentit të Hungarisë shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Leka Zogut I, në Librin e Zisë hapur në ambasadën shqiptare në Budapest. Mbretëresha Geraldinë ishte hungareze dhe, ashtu siç ishte një grua për të cilën shqiptarët krenohen, ajo vjen nga një familje shumë fisnike e Hungarisë. Ajo e deshi shumë Shqipërinë dhe shqiptarët. Parlamenti i Hungarisë dhe Kuvendi i Shqipërisë po punojnë për aktivitet që do të organizohen në vitin e përvjetorit të madh të 2012-tës. Në fillim të vitit të ardhshëm do organizohet ceremonia e nisjes së projektit IPA, midis Hungarisë, Francës dhe Parlamentit shqiptar. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e falenderoi homologun hungarez për programin e shkëlqyer, për ngrohtësinë, miqësinë e sinqertë dhe për mbështetjen e palëkundur që parlamenti i Hungarisë i ka dhënë Kuvendit shqiptar dhe Shqipërisë në ratifikimin e të gjitha marrëveshjeve, duke nisur nga MSA-ja, ratifikimi i Protokollit të NATO-s, heqja e vizave. Po ashtu, Hungaria është një vendet e para që njohu Pavarësinë e Kosovës. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjithmonë ka vlerësuar politikën e jashtme të Hungarisë ndaj Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Sot më shumë se asnjëherë, Hungaria dhe vendet e rajonit janë edhe më të ndërgjegjshme për domosdoshmërinë e kooperimit, në mënyrë të veçantë në shkëmbimet tregëtare, në investime dhe në terma ekonomikë në tërësi, si rruga e vetme për t’u mbrojtur nga kriza globale dhe për të mbrojtur ekonominë vendase. Në respekt të Shqipërisë, flamuri shqiptar për dy ditë rresht u valëvit në hyrjen kryesore të Parlamentit Hungarez dhe të Selisë së Presidencës Hungareze. Gjatë vizitës së saj nëHungari, tKryetarja e Kuvendit , Jozefina Topalli ishte e ftuar nga Intituti i mirënjohur i Politikës së Jashtme të Hungarisë, për të referuar e bashkëbiseduar për modelin ekonomik të Shqipërisë, për potencialet dhe mundësitë që ajo ofron, për perspektivën europiane. Duke folur mbi temëm “Shqipëria përmes reformash”, Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se Shqipëria, falë modelit të saj ekonomik, uljes së taksave, rritjes së investimeve, reduktimit të administratës, rritjes së rrogave e pensioneve, është ndër vendet e pakta që nuk kaloi në recesion, pavarësisht se është e rrethuar nga vende qëu prekën thellë nga kriza ekonomike dhe kriza e borxheve. Shqipëria është një vend i vogël i mundësive të mëdha, që ka rritje ekonomike e që ofron mundësi të pafundme investimi, e turizmi.
|
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|







