TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve.Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli thirri sot Konferencën e Kryetarëve për të hartuar kalendarin për shqyrtimin e nismës së ndryshimeve Kushtetuese për imunitetin e zyrtarëve të lartë. Nisma është marrë nga një grup i deputetëve të maxhorancës dhe është depozituar me datë 6 korrik 2012. Sipas Rregullores, trupa që shqyrton amendamentet Kushtetuese përbëhet nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni për Çështjet Ligjore nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Rregullorja parashikon zhvillimin e mbledhjes jo më herët se dy javë nga depozitimi nismës. Për këtë arsye Konferenca e Kryetarëve caktoi datat 20-21 korrik 2012, si data për shqyrtimin e nismës dhe zhvillimin e dëgjesave me ekspertë konstitucionalistë. Konferenca e Kryetarëve përcaktoi dt. 6 gusht 2012 si datë për shqyrtimin e nismës në seancë plenare. Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e drejtueses të mbledhjes të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, mirëpret konstitucionalistët për një qëndrim pro aktiv në shqyrtimin e kësaj nisme për ndryshimet Kushtetuese. Nisma ligjore për ndryshimet kushtetuese është e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit dhe u është shpërndarë të gjithë deputetëve. Nisma ligjore për ndryshimet kushtetuese (kliko ketu) PROJECT AGAINST CORRUPTION IN ALBANIA (PACA) (kliko ketu) IMUNITETI I GJYQTARËVE NË SHQIPËRI (kliko ketu) IMMUNITY OF JUDGES IN ALBANIA (kliko ketu) Studimi i PACA per reformimin e imunitetit te deputeteve (kliko ketu) |
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|







