TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
Kuvendi zhvillon seancën plenare të radhësNë hapje të seancës, Kryetarja Jozefina Topalli duke iu referuar ngjarjeve sulmit ndaj rendit kushtetues më 21 janar, u shpreh: “Në sulmin kundër rendit kushtetues janë plagosur 81 gardistë, 27 policë, ka patur katër viktima, ka patur edhe të plagosur të tjerë. Ndërkohë drejtësia po merret dhe ne I kërkojmë drejtësisë që të merret me hetimin e rrethanave, me hetimin në tërësi dhe të gjithanshme, për një hetim të besueshëm, për një hetim tërësor të kësaj ngjarjeje. Unë në emrin tuaj, të nderuar deputetë më lejoni t’I shpreh ngushëllimet familjarëve të katër viktimave dhe ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje,” tha zonja Jozefina Topalli. Në vijim, pasi Kryetarja e Kuvendit njoftoi seancën për miratimin me konsensus të Kalendarit Trejavor të Punimeve të Kuvendit për periudhën 7-24 shkurt 2011 dhe diskutimeve, seanca u ndërpre disa herë pas dhunës së ushtruar nga një grup I vogël deputetësh socialistë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit, Më pas, me fillimin e shqyrtimit të projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës, opozita braktisi sallën. Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së ndihmës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Qeverisjen me drejtësi dhe në mënyrë demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike”; projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes kulturore, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për ngritjen e një qendre kulture dhe informacioni të Republikës së Shqipërisë, në Sofje, dhe të një qendre kulturore dhe informacioni të Republikës së Bullgarisë në Tiranë”; projektligjin “Për ratifikimin e Memorandumit për garancitë ligjore dhe juridike kundër procedimit të paligjshëm të të dhënave personale”; projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Qeverive të vendeve pjesëmarrëse të bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), për bashkëpunimin në ndihmën dhe përgjigjen ndaj emergjencave të fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu dhe në protokollin shtesë të saj”; projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 7767, datë 9.11.1993 “Për aderimin në konventën “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”; projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike” të ndryshuar”; projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”; projektligjin “Për krijimin e shoqërisë “Nxitja e biznesit social Sh.a.” dhe Aktin Normativ nr. 1, datë 26.1.2011 “Për lejimin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të zhvillojë procedurën e prokurimit me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit, për objektet e mbrojtjes nga përmbytja dhe të kullimit në zonën e Shkodrës e të Lezhës, të planifikuara në buxhetin e vitit 2011”. Me votim të fshehtë Kuvendi zgjodhi zonjën Elivar Golemi si Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë. Seanca plenare I mbylli punimet rreth orës 12:40.
|
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|








