TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
Kuvendi miraton ndryshime ligjore të rëndësishme për forcimin e luftës kundër korrupsionit.
Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005, ‘Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar, ka parashikuar kufizime dhe ndalime të posaçme të interesave private për zyrtarët që ushtrojnë funksione publike,në varësi të funksionit të tyre, përgjegjësive dhe kompetencave në vendimarrjet publike. Ligji në fjalë ka si qëllim garantimin e një vendimarjeje të paanshme, transparente, në interes të publikut e të besimit të tij ndaj institucioneve publike nëpërmjet parandalimit të konfliktit ndërmjet interesave publike dhe atyre private.. Projektligji tjetër “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike” ka marrë në konsideratë rekomandimet e BE-së, KE-së, të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, planin strategjik për zbatimine MSA-së, si dhe Strategjinë Ndërsektoriale për Parandalimin, Luftën Kundër Korrupsionit. Shtesat dhe ndryshimet e propozuara në projektligj do të ndikojnë në thellimin e punës parandaluese ndaj abuzimeve me detyrën shtetërore, rritjen e efektivitetit të punës së ILDKP-së dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit. Ai do të rrisë transparencën e funksionarëve dhe nëpunësve të lartë të administratës shtetërrë dhe do të forcojë besimin e publikut ndaj administratës dhe institucioneve.. |
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|







