100 VJET PAVARESI

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Aktualitet

1.2.3.4...
[ 11 Qershor, 2013 ]
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti në takim Misionin parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
[ 05 Qershor, 2013 ]
Kryetarja e Kuvendit falenderoi për mbështetjen në forcimin e kapacitetetve të administratës dhe deputetëve së Kuvendit për përafrimin e legjislacionit dhe përmirësimin e funksioneve mbikqyrse të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo theksoi se integrimi europian është objektiv prioritar i Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë institucioneve Shqiptare. Ne, tha ajo, jemi të angazhuar maksimalisht për projektin e Shqipërisë Europiane.
[ 05 Qershor, 2013 ]
Mbi 100 ekspertë të parlamenteve të Hungarisë, Francës dhe shteteve anëtare të BE, përgjatë 18 muajve, trajnuan me seminare, konferenca, vizita pune e studimore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, deputetët dhe administratën e Kuvendit shqiptar. Projekti përfshiu shumë drejtime të punës dhe jetës parlamentare si: përafrimi më eficent i legjislacionit vendas me atë të BE, përmirësimin e funksioneve mbikqyrëse legjislative, praktikave parlamentare, procesit të ligjbërjes, teknologjisë dixhitale të Parlamentit, transparencës, komunikimit, menaxhimit të burimeve njerëzore etj.
[ 30 Maj, 2013 ]
Deputetët miratuan projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8588, datë 15.3.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, projektligjin “Për nëpunësin civil”, si dhe propozimet për reformën parlamentare. (Projektvendimi “Për shtesa dhe ndryshime në Rregulloren e Kuvendit”si dhe Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8550,datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, i ndryshuar”). Miratimi i këtyre ligjeve hap dritën jeshile për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
1.2.3.4...

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara