TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pret në një takim Ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Henk G.C Van Der Dool, të cilit i përfundon mandati diplomatik në vendin tonë.Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në një takim Ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Henk G.C Van Der Dool, të cilit i përfundon mandati diplomatik në vendin tonë. Ambasadori Van Der Dool vlerësoi se largohet nga Shqipëria me mbresat më të mira dhe se në këto vite të punës së tij diplomatike ka krijuar lidhje të forta me personalitete të rëndësishme politikës, shoqërisë si dhe me popullin shqiptar. Ai tha se në këto vite Shqipëria ka shënuar progres të qenësishëm duke përparuar drejt aspiratës së integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Ambasadori Van Der Dool shprehu mbështetjen e Holandës në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE si dhe ofrimin e asistencës ndaj këtij procesi. “Shqipëria ka shënuar ndryshime të medha, të cilat unë i krahasoj me nisjen e mandatit tim diplomatik këtu. Brenda kësaj kohe, Shqipëria është bërë anëtare e NATO, ka arritur liberalizimin e vizave dhe sot po përparon me reformat drejt integrimit në BE” u shpreh ambasadori Van Der Dool. Kryetarja e Kuvendit falënderoi ambasadorin Van Der Dool për vlerësimin e progresit të reformave, ndërsa theksoi se po bëhet çdo gjë për të realizuar të gjitha reformat në përputhje me rekomandimet e Brukselit për të realizuar objektivin kombëtar, bashkimin në familjen evropiane. Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe lidhur me forcimin e bashkëpunimit parlamentar midis dy vendeve duke nxitur shkëmbimin e vizitave në nivel zyrtarësh të lartë, delegacione deputetësh, komisionesh parlamentare etj.
|
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|







