SHQIP | ENGLISH

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Komisioni për Veprimtarinë miraton në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 253, datë 1.03.2010 “Për gjuetinë”

 

Komisioni për Veprimtarinë, Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin nisi sot shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 253, datë 1.03.2010 “Për gjuetinë”.

Projektligji propozohet me qëllimin për ta bërë sa më efficient ligjin “Për gjuetinë” nëpërmjet disa rregullimeve në këtë fushë.
Ndër të tjera, propozohet lejimi i blerjes së armëve të gjahut vetëm nga persona që janë anëtarë të shoqatës së gjuetarëve. Në këtë mënyrë, synohet të bëhet një kontroll më i mirë i armëve të gjuetisë në qarkullim, pasi gjuetarit do t’i duhet të paraqesë edhe vërtetimin e anëtarësisë në një prej shoqatave të gjuetarëve.

Një ndryshim tjetër që propozohet në projektligj ka të bëjë me mundësimin e krijimit të një Federate të vetme në nivel kombëtar që bën të detyrueshëm anëtarësimin e të gjitha shoqatave të gjuetisë. Ky ndryshim propozohet për të shmangur themelimin në mënyrë të pakontrolluar të shoqatave, gjë që është në kundërshtim me traditën e deritanishme, por edhe me praktikat europiane në këtë fushë.

Komisioni e miratoi me shumicë votash në parim projektligjin në fjalë dhe do të vijojë me shqyrtimin nen për nen gjatë mbledhjeve të ardhshme.

 

 

Foto Galeri

  • Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski
  • NJOFTIMI PER SHTYP
  • Nën drejtimin Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta zhvillohet mbledhja e Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)
  • Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi z. Ranko Krivokapić
  • Deklaratë për mediat e Kryetarit të Delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të SEECP në mbyllje të punimeve të Sesionit të Dytë të mbajtur në Tiranë
  • Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, z. Milan Brglez
  • Prononcim i Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta pas takimit me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, z. Kadri Veseli
  • Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë z. Cemil Çiçek
  • Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Ioan Mircea Pașcu

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara