SHQIP | ENGLISH

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Komisioni për Politikën e Jashtme miraton tri projektligje të rëndësishme për sigurinë dhe bashkëpunimin, si vend anëtar i NATO –s dhe në kuadrin e integrimit evropian.

 

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi sot tri projektligje të rëndësishme në kuadrin e sigurisë dhe bashkëpunimit si vend anëtar i NATO –s dhe në frymën e reformave të integrimit evropian. 

Projektligji  “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet  Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen  reciproke të informacionit të klasifikuar”. Ky projektligj vjen në zbatim të  përgjegjësive që  vendi ynë ka në kaudër të anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE.

Në dispozitat e marëveshjes parashikohen masat e nevojshme që duhet të marrin palët kontraktuese, në përputhje me legjislacionet e tyre të brendshme , që të sigurohet mbrojtja e përshtatshme të informacionit të klasifikuar.

- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për RACVIAC – Qendra   për Bashkëpunimin për Sigurinë”.

Sipas relacionit të këtij komisioni, theksohet se misioni i RACVIAC ka të bëjë me vendosjen dhe forcimin e dialogur e të bashkëpunimit, për çështjet e sigurisë ndërmjet shteteve të Evropës Juglindore dhe partnerëve të tyre. Shqipëria si anëtare e RACVIAC do të kontribojë në veprimtarinë e qendrës.

Projektligji “Për ratifikimin e instrumenteve që ndryshojnë Kushtetutën dhe Konventën e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (Gjenevë,1992), të ndryshuar nga Konferenca fuqiplotë (Antalya, 2006)”.

Ky projektligj i propozuar nga Ministria për Inovacion, Teknologjinë, Informacionin dhe Komunikimin është detyrim ligjor, që duhet të përmbushë qeveria shqiptare nga zbatimi i Marëveshjes së MSA.

Komisioni për Politikën e Jashtme,  sikurse Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni për Integrimin Europian, ka vijuar me shqyrtimin nen për nen i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009 “Për buxhetin e vitit 2010”

 

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara