SHQIP | ENGLISH

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Komisioni për Integrimin miraton dy projektligje të rëndësishme

 

Komisioni për Integrimin Europian mori sot në shqyrtim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit te interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar, si dhe Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar.

Ndryshimet vijnë si propozim i Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, që është njëkohësisht edhe kryetar i grupit ndërministror të punës për Strategjinë Antikorrupsion.
Këto ndryshime synojnë të saktësojnë detyrimet konkrete, përgjegjësitë, mjetet dhe procedurat ligjore për zbatimin e tyre në praktikë, si dhe sanksionet për shkelje të caktuara, duke shmangur referimet e tepërta dhe duke i bërë të dy ligjet më të plotë, më efektivë dhe më të saktë nga pikëpamja e teknikës legjislative.

Në përfundim të diskutimeve nen për nen, Komisioni e miratoi edhe në tërësi projektligjin në fjalë dhe u shpreh dakord për kalimin e tij në seancë plenare.

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara