SHQIP | ENGLISH

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Komisioni për Ekonominë miraton marrëveshjen për rrugën Levan-Vlorë

 

Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori sot në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2 në marrëveshjen e huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Levan-Vlorë”.

Projekti i ndërtimit të autostradës Levan-Vlorë është ndeshur me një sërë problematikash komplekse, të cilat kanë bërë të domosdoshme ndërhyrjen në aspektet teknike të tij, duke filluar me sigurimin e qëndrueshëm dhe jetëgjatësinë e kësaj vepre madhore të infrastrukturës.
Për përfundimin e të gjitha punimeve të parashikuara në kontratë për këtë seksion rrugor, ka qenë e nevojshme marrja në konsideratë e disa ndryshimeve të projektit, të cilat kanë çuar në rritjen e kostos së ndërtimit.

Pas diskutimeve nen për nen, anëtarët e komisionit e miratuan edhe në tërësi projektligjin në fjalë dhe u shprehën dakord për kalimin e tij në seancë plenare.

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara