SHQIP | ENGLISH

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Komisioni për Çështjet Ligjore miraton projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit të Shërbimit Civil për vitin 2011”.

 

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit të Shërbimit Civil për vitin 2011”.

Përmes kësaj rezolute, Komisioni për Çështjet Ligjore vlerëson se Komisioni i Shërbimit Civil gjatë 2011 ka përmbushur objektivat ligjorë në trajtimin dhe zgjidhjen e të gjitha ankesave brenda afatit ligjor, ka realizuar mbikqyrjen e administrimin të shërbimit civil në nivele të ndryshme institucionale etj.

Po ashtu, Komisioni për Çështjet Ligjore përmes kësaj rezolutë i rekomandon  Komisionit të Shërbimit Civil zbatimin e detyrave të adresuara në planin e veprimit me qellim përmirësimin e elementëve të rëndësishëm të shërbimit civil në administratën publike, rritjen e eficencës institucionale etj .

 

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara