SHQIP | ENGLISH

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Komisioni i Ligjeve miraton disa ndryshime në “Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”

 

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ndryshimet e miratuara në Kodin Penal synojnë ridimensionimin e veprave penale të terrorizmit dhe pastrimit të parave.

Hartimi i ndryshimeve në Kodin Penal, i fokusuar te veprat me qëllime terroriste, sigurimi dhe grumbullimi i fondeve për financimin e terrorizmit dhe të pastrimit i produkteve të veprës penale, synon reflektimin jo vetëm të qasjes së sotme ndërkombëtare në luftën ndaj terrorizmit dhe pastrimit të parave, si krime që cenojnë shtetet dhe bashkësinë ndërkombëtare, por reflekton edhe detyrimet që rrjedhin për Shqipërinë nga konventat ndërkombëtare, në të cilat shteti ynë është palë.

Ky ndryshim vjen gjithashtu edhe në kuadër të nevojës për adresimin e rekomandimeve të përgjithshme të komitetit MONEYVAL dhe, në veçanti, të rekomandimeve të posaçme të bëra për Shqipërinë. 

 

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara