TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvillon seancë dëgjmore me grupet e Interesit dhe ekspertët ligjorë për nismën e ndryshimit të Kushtetutës, për heqjen e imunitetit.
Nisma për ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit, është një projekt i hartuar me ekspertizën më të mirë të misioneve të Bashkimit Europian në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe konsolidimit të sistemit gjyqësor, PACA dhe EURALIUS. Në seancën e sotme u zhvillua një diskutim maratonë pyetjesh dhe përgjigjesh, u dhanë mendime, sugjerime dhe përvoja nga sistemet e tjera parlamentare të Evropës për heqjen e imuniteteve dhe kërkesës për ndryshimet në Kushtetutë, që buron nga kjo çështje. Në mbyllje të diskutimeve, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli falenderoi deputetët dhe të ftuarit për ekspertizën dhe komentet e bëra, duke vlerësuar seancën e sotme si shumë të rëndësishme dhe të suksesshme. Kryetarja e Kuvendit ftoi dy relatorët zotin Edi Paloka dhe Pandeli Majko që të fillojnë menjëherë punën për hartimin e raportit, për nismën e ndryshimit të Kushtetutës, për heqjen e imunitetit . |
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|







