SHQIP | ENGLISH

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar paraqet raportin e veprimtarisë për vitin 2009 në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

 

 Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar paraqet raportin e veprimtarisë për vitin 2009 në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

  foto 31Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar paraqiti sot raportin e veprimtarisë për vitin 2009 në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Gjatë mbledhjes, Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Agron Tufa njohu anëtarët e komisionit me organizimin e punës së këtij institucioni të rëndësishëm në fushën e medias.

Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH vuri në dukje përpjekjet e bëra për rritjen e profesionalizmit, konsolidimin e programacioneve, emisioneve të reja që përfshijnë debate, aktualitet si dhe tema të prekshme për publikun.

Anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vlerësuan pasqyrimin e veprimtarisë së RTSH në raportin për vitin 2009, duke vënë në dukje zhvillimet pozitive në raport me realizimin e të ardhurave, diversifikimin e programacioneve si dhe përpjekjet për rritjen e konkurrueshmërisë me televizionet private. 

Gjithashtu, anëtarët e Komisionit sugjeruan ndaj Këshillit Drejtues të RTSH përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së programacioneve, kualifikimin e stafit dhe konsolidimin e përmbajtjes së emisioneve etj.

Pas shqyrtimit të raportit, anëtarët e komisionit miratuan raportin vjetor të Këshillit Drejtues të RTSH si dhe një projektrezolutë që përcakton disa rekomandime mbi veprimatinë e këtij institucioni përgjatë vitit 2010.

 

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara