SHQIP | ENGLISH

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

 

 

KOMISIONET E POSAÇME PARLAMENTARE

1. Kuvendi mund të vendosë krijimin e një komisioni të posaçëm për shqyrtimin dhe përgatitjen e nismave ligjvënëse, si dhe për çështje të një rëndësie të veçantë.
2. Propozimi për krijimin e komisionit të posaçëm mund të bëhet nga Kryetari i Kuvendit, nga një komision i përhershëm ose nga të paktën 7 deputetë. Kryetari i Kuvendit, brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës, thërret Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar rreth kërkesës për ngritjen e komisionit të posaçëm.
3. Kuvendi, brenda 2 javëve nga diskutimi në Konferencën e Kryetarëve, përcakton sipas propozimit të Konferencës detyrat, numrin, përbërjen dhe afatin kohor të veprimtarisë së komisionit të posaçëm.
4. Rregullat procedurale, të përcaktuara në nenet 32-41 të kësaj Rregulloreje, zbatohen edhe për komisionet e posaçme, me përjashtim të rastit kur në vendimin e krijimit të tyre përcaktohet ndryshe. (neni 24, Rregullore Kuvendi)


Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara