Kryetarja e Kuvendit takon Drejtoren e NDI në Shqipëri, Ana Kadovic dhe ekspertin e lartë zgjedhor Sam Sager.
[ 21 Maj, 2013 ]
...
Bashkia e Shkodrës feston 100 vjetorin. Jozefina Topalli: “Historia dhe kultura e Shkodrës, bën krenar çdo shkodran dhe çdo shqiptar.”
[ 21 Maj, 2013 ]
...
Për herë të parë prezantohet një botim unik i kolanës “Bisedimet parlamentare, vitet 1920-1939”. Jozefina Topalli: “Këto botime ia kemi detyrim madhor historisë. Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë punën për të gjithë periudhën që ka mbetur e pabotuar
[ 16 Maj, 2013 ]
...
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sot në takim Ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferri.
[ 14 Maj, 2013 ]
...
Jozefina Topalli në Bushat, në 100 vjetorin e Kishës së Mjedës në Kukel.
[ 11 Maj, 2013 ]
TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
Pjesëmarrja e qytetarëve në zhvillimin e seancave plenare
Qytetarët mund të ndjekin dretpërdrejt zhvillimin e seancave plenare nga galeria për publikun në sallën e seancave plenare. Pjesëmarrja e individëve apo grupeve, që kërkojnë të ndjekin seancën plenare gjatë zhvillimit të saj, është e kushtëzuar nga kapaciteti i vendeve të disponueshme në galerinë për publikun. Grupet apo individët që dëshirojnë të ndjekin drejtpërdrejt zhvillimin e seancave plenare nga galleria për publikun, duhet të paraqiten 1 orë para fillimit të seancës plenare në selinë e Kuvendit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të përmbushur një
formular kërkese për pjesëmarrje
. Personat duhet të jenë të pajisur me një
dokument identifikimi personal.
Personat që paraqesin kërkesën për pjesëmarrje, pasi u verifikohet identiteti, mund të pajisen me një fletëhyrje, në të cilën autorizohen të ndjekin dretpërdrejt zhvillimin e seancave plenare nga galleria për publikun në sallën e seancave plenare. Hyrja e individëve apo grupeve kryhet nëpërmjet hyrjes kryesore të sallës së seancave plenare të Kuvendit në “Rrugën e Elbasanit”. Për më tepër informacion kontaktoni me Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun
Tel. + 355 (4) 2247322
e-mail:pritjaepopullit@parlament.al
- Kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit në gallerinë për publikun në sallën e seancave plenare Personat e pajisur me fletëhyrje në hyrje i nënshtrohen një kontrolli nga punonjësit e Shërbimit të Sigurisë dhe dorëzojnë veshjet e rënda, çantat, telefonat e lëvizshëm, çdo lloj tjetër aparatesh elektronikë dhe mjetesh të tjera të konsideruara të papërshtatshme nga punonjësit e Shërbimit të Sigurisë. Sendet e dorëzuara në hyrje do të ruhen në qese me numër sigurie në dhomën e sendeve të publikut dhe i dorëzohen personit përkatës në dalje. Gjatë qëndrimit në galeri personave nuk u lejohet mbajtja e kapeleve. Personat në galeri duhet të qëndrojnë në heshtje dhe të mbajnë qetësi gjatë zhvillimi të seancës plenare, si dhe të zbatojnë udhëzimet e dhëna nga punonjësit e Shërbimit të Sigurisë në hyrje. Është e ndaluar shfaqja e çdo lloj shenje miratimi ose mos miratimi gjatë ndjekjes së seancës plenare. Në rast ndërprerjeje të seancës personat duhet të largohen nga galleria në shoqërinë e punonjësve të Shërbimit të Sigurisë. Shkelja e rregullit në galeri dhe në çdo mjedis tjetër të sallës së seancave plenare është shkak për shoqërimin jashtë këtyre mjediseve.
|
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|
©
2010
Kuvendi i Shqiperisë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara





