Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Kryetarja e Kuvendit pret fëmijë të komunitetit rom në Sallën e Seancave Plenare

 

topalli 20Fëmijë të komunitetit rom nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në mjediset e sallës së Seancave Pleanre në një aktivitet të organizuar nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Nën duartrokitjet dhe entuziazmin e fëmijëve të pranishëm, Kryetarja e Kuvendit i takoi ata një nga një dhe u uroi mirëserardhjen në atë që ajo e quajti “shtëpia e të gjithë shqiptarëve”.

Zonja Jozefina Topalli, e cila prej një kohe të gjatë është e angazhuar në kauzën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, duke shprehur kënaqësinë për praninë e vajzave dhe djemve të mrekullueshëm, i uroi ata për ditën e të drejtave të tyre.

“Në fakt, unë nuk besoj se ka vetëm një ditë në vit që është për fëmijët. Çdo ditë e vitit është për fëmijët, çdo orë e ditës është për fëmijët, çdo ditë e javës është për fëmijët, çdo javë e muajit është vetëm për ju, për secilin prej jush,” tha Kryetarja e Kuvendit, ndërsa shtoi se kjo është e vlefshme për të gjithë prindërit, të afërmit dhe të gjithë shoqërinë.

Zonja Jozefina Topalli nënvizoi se Kuvendi është mbi të gjitha shtëpia e fëmijëve, të cilët janë e ardhmja dhe për këtë arsye në Kuvend janë miratuar shumë nisma ligjore të cilat synojnë përmirësimin e jetës jo vetëm të fëmijëve, por të të gjithë shqiptarëve.
“Nuk ka pasuri më të madhe për një komb sesa fëmijët, të rinjtë, pra secili prej jush. Unë gjithmonë kam besuar se është detyrë e shoqërisë të investojë te fëmija, pasi investimi te fëmija është investim te kombi,” tha Kryetarja e Kuvendit. topalli 20

Më tej, zonja Jozefina Topalli u foli miqve të veçantë për traktatin ndërkombëtar të të drejtave të fëmijëve, që është instrumenti i parë ligjor që trajton fëmijët si të barabartë pavarësisht nga vendi ku lindin, nga gjuha që flasin, nga traditat dhe kultura prej së cilës vijnë.
Tashmë, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit të gjithë shqiptarët janë të lirë të lëvizin, duke iu referuar vendimit të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave.

“Kjo liri është pjesë e shpirtit tonë. Është dimension i rëndësishëm i të drejtave të njeriut. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shohësh një popull me një energji të madhe dhe me një përkushtim të madh, që në 20 vite ka rekuperuar dhjetëra dekada, qindra vjet kur historia kishte ndaluar. Ne jemi një popull me energji, një vend që e duam Europën, që i duam vlerat e komunitetit europian, që  punojmë çdo ditë për to,” tha Kryetarja e Kuvendit.

Duke shprehur urimin për t’i parë gjithmonë të gëzuar, Kryetarja e Kuvendit premtoi se do të jetë gjithmonë avokatja e të drejtave të tyre.
“Nuk ka dhimbje më të madhe për një nënë, për një grua kur sheh një problem, një sëmundje të fëmija, apo një fatkeqësi te fëmija. Nuk ka shokim më të madh sesa kur dëgjon lajm të vështirë për fëmijët, ndaj dhe gjithë shoqëria shqiptare duhet të mobilizohet për secilin prej jush, për t’ju mbrojtur në të drejtat tuaja, për të bërë të mundur që jeta juaj të jetë e gëzueshme dhe ju të jeni të lumtur në këtë jetë.,” përfundoi Kryetarja e Kuvendit.

topalli 20

Më pas ishte radha e fëmijëve për të dhënë mesazhet e tyre, si dhe për të shprehur ëndrrat dhe dëshirat për të ardhmen.

Zonja Jozefina Topalli vizitoi ekspozitën me punime artistike të fëmijëve  në hollin e Sallës së Seancave Plenare. Këto punime iu dhuruan Kryetares së Kuvendit nga vetë artistët e vegjël në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj të vazhdueshëm në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. 

 

Foto Galeri

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara