SHQIP | ENGLISH

Sot në kuvend 

Get the Flash Player to see this rotator.

Autoriteti i Konkurencës prezanton raportin vjetor në Komisionin e Ekonomisë

 

Komisioni kuvendor për Ekonominë dhe Financat dëgjoi sot raportin e Autoritetit të Konkurrencës për veprimtarinë gjatë vitit 2010, që u paraqit nga drejtuesja e këtij institucioni Lindita Lati.

Pas raportimit, zonja Lati iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të komisionit në lidhje me situatën e tregjeve në Shqipëri, vështirësitë e hasura në proceset gjyqësore, praktikat e institucioneve që janë subjekt i hetimit të Autoritetit të Konkurencës, rekomandimet e dhëna nga ky autoritet institucioneve dhe subjekteve publike dhe nivelin e zbatimit, etj.

Anëtarët e komisionit vlerësuan punën e bërë nga Autoriteti i Konkurencës për rritjen e transparencës së brendshme të institucionit, por edhe të tenderëve publikë, çuarjen përpara të projekteve, marrëdhëniet me institucionet e tjera, nxitjen e konkurencës në tregje, etj.

Gjithashtu, Komisioni i Ekonomisë miratoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak financiar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.

Marrëveshja synon të japë kontribut në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve dhe në ristrukturimin e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.

Foto Galeri

  • Çështjet e drejtësisë penale dhe antikorrupsionit të Reformës në Drejtësi diskutohen me grupet e interesit në Durrës
  • Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton disa ligje të rëndësishme në fushën ekonomike
  • Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
  • Fjala e znj. Arta Dade gjatë Seancës Plenare të OSBE-së mbi eventin përkujtimor “Helsinki +40”
  • Çështjet e shërbimeve ligjore të Reformës në Drejtësi diskutohen me grupet e interesit në Pogradec
  • Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi dy projektligje të rëndësishme

Video Galeri

Get the Flash Player to see this player.
© 2010 Kuvendi i Shqiperisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara