TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
4 qershor 2007 - R e z o l u t ë për vlerësimin e veprimtarisë së këshillit kombëtar të radios dhe televizionit për vitin 2006
4 qershor 2007 -
R e z o l u t ë
për
vlerësimin e veprimtarisë
së
këshillit kombëtar të radios dhe televizionit
për vitin 2006
R E Z O L U T Ë
PËR
VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË
SË
KËSHILLIT KOMBËTAR TË RADIOS DHE TELEVIZIONIT
PËR VITIN 2006
Pasi u njoh me Raportin Vjetor të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit për vitin 2006, bazuar në nenin 103 pika 2 të Rregullores së Kuvendit,
Kuvendi,
- Duke njohur rolin e KKRT-së, si enti i vetëm rregullator në fushën e transmetimeve radio e televizive dhe autoriteti kryesor i zbatimit të legjislacionit shqiptar në këtë fushë;
- Duke vlerësuar se veprimtaria e KKRT-së është në vazhdim të përpjekjeve të zbatimit të reformave institucionale për përshtatjen e saj me të gjitha funksionet ligjore në fushën e transmetimeve radio e televizive;
- Duke qenë i ndërgjegjshëm se veprimtaria e KKRT-së është zhvilluar në kushtet e ekzistencës së shumë operatorëve në treg dhe të një situate, ku zhvillimet teknologjike në fushën e transmetimeve radio e televizive kanë qenë të vrullshme;
- Duke çmuar si jashtëzakonisht të rëndësishëm bashkëpunimin ndërinstitucional të KKRT-së me institucionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, si Këshilli i Europës, OSBE-ja etj.;
Konstaton se:
- KKRT-ja ka bërë hapa pozitivë në drejtim të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit;
- Janë bërë hapa përpara në drejtim të rregullimit të veprimtarive të transmetimeve radio e televizive në Republikën e Shqipërisë;
- KKRT-ja, megjithëse e vonuar, ka ndërmarrë hapa në drejtim të zbatimit të kërkesave të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion e televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
- KKRT-ja nuk ka qenë në gjendje të ndalojë në kohë operatorët, të cilët kanë shkelur kushtet e parashikuara në licencat e tyre, lidhur me hapësirat e transmetimeve radio e televizive;
- KKRT-ja nuk ka zbatuar në mënyrë rigoroze dhe të padiferencuar kërkesat e ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 “Për radion e televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”;
- KKRT-ja është gjetur e papërgatitur në hartimin në kohë të planit kombëtar të caktimit të frekuencave për transmetimet analoge tokësore dhe ato numerike, në përputhje edhe me parashikimet e Konferencës së Radiokomunikacioneve RRC-04 Gjenevë, maj 2004 dhe të Marrëveshjes së Gjenevës GE06.
Duke njohur rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm dhe të përmirësimit të legjislacionit në fushën e veprimtarive të transmetimeve radio e televizive, si dhe rolin përcaktues të KKRT-së në këtë fushë,
Kuvendi i kërkon KKRT-së:
- I tërheq vëmendjen KKRT-së në drejtim të rritjes së autoritetit të zbatimit të ligjit në mënyrë konstante dhe pa diferencime nga ana e këtij institucioni;
-
Hartimin në një kohë sa më të shkurtër të Planit Kombëtar të Caktimit të Frekuencave në fushën e transmetimeve analoge dhe numerike;
- Reformimin e mëtejshëm ligjor e institucional të KKRT-së, për ta organizuar atë në mënyrë më funksionale dhe sipas të njëjtave parime që organizohen autoritetet rregullatore në të gjitha vendet europiane.
4 qershor 2007
|
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|






