SHQIP
|
ENGLISH
Kryetarja e Kuvendit: Angazhimi ynë, të bëjmë zgjedhjet më të mira të standardeve më të larta që Shqipëria ka pasur.
[ 11 Qershor, 2013 ]
...
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takon nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë dhe Kryetarët e grupeve të miqësisë në Senatin dhe Parlamentin Francez.
[ 05 Qershor, 2013 ]
...
Në Kuvendin e Shqipërisë mbyllet realizimi i projektit të Binjakëzimit ”Për forcimin e Kuvendit të Shqipërisë”, në kuadër të programit IPA të Bashkimit Evropian.
[ 05 Qershor, 2013 ]
...
Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme dhe miraton tre ligjet e integrimit
[ 30 Maj, 2013 ]
...
Miratohen në Seancë të jashtëzakonshme plenare tri ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për dhënien e statusit kandidat për në BE Shqipërisë.
[ 30 Maj, 2013 ]
TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
2 mars 2006 - Rezolutë "Për veprimtarinë e Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave gjatë vitit 2005".2 mars 2006 - Rezolutë "Për veprimtarinë e Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave gjatë vitit 2005".
REZOLUTË
"PËR VEPRIMTARINË E KOMITETIT SHTETËROR TË KTHIMIT
DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE GJATË VITIT 2005"
MENDIMI I SHUMICËS:
Konstaton se:
- Ka vonesa në fillimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës, si nga ana e komisioneve vendore, ashtu edhe nga ana e Komitetit Shtetëror, duke e komprometuar procesin. - Kompensimi fizik nuk ka filluar, madje komisionet vendore vazhdojnë të mos pranojnë dokumente për kompensimin fizik apo monetar. - Nuk ka një projekt të qartë për përpilimin e hartës së vlerës së pronës, si dhe një kërkesë zyrtare për fondin e nevojshëm për realizimin e saj, që t’i jetë drejtuar Këshillit të Ministrave. - Numri i kërkesave ankimore të grumbulluara pranë këtij Komiteti është shumë i madh (1100 kërkesa ankimore), ndërsa numri i përgjigjeve të dhëna i papërfillshëm (45 kërkesa ankimore). - Me gjithë shtyrjen një herë, nëpërmjet ligjit nr.9388, datë 4.5.2005, të të gjitha afateve kohore, të parashikuara në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, procesi përsëri rrezikon të mos realizohet, sidomos afati i pranimit të dokumentacionit për kompensim, i cili mbyllet më 15.9.2006, si dhe afati i përfundimit të kompensimit fizik, i cili mbyllet më 31.12.2007, ndërkohë që ende s’kanë filluar. - Ka tjetërsim të pronës shtetërore në favor të individëve të caktuar, duke u shkelur në mënyrë flagrante ligji nr.9235, datë 29.7.2004 nga disa institucione shtetërore.
Vlerëson se:
- Rezultatet joefektive vijnë nga mosorganizimi i mirë i punës dhe mosvlerësimi sa duhet i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës nga ana e këtij Komiteti.
Tërheq vëmendjen për:
- Një angazhim më të madh të Komitetit në përmbushjen e detyrimeve ligjore, që i ngarkon ata ligji nr. 9235, datë 29.7.2004. - Më shumë rendiment, cilësi dhe përgjegjësi nga ana e komisioneve vendore, si dhe për më shumë kontroll ndaj tyre. - Mungesën e impenjimit të këtij Komiteti për përpilimin e hartës së vlerës së pronës. - Një qëndrim pasiv të këtij Komiteti ndaj rasteve të shkeljes së nenit 28 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 nga ana e institucioneve shtetërore në favor të individëve të caktuar. - Një komunikim të pamjaftueshën ligjor me të gjitha institucionet shtetërore, që ligji nr. 9235, datë 29.7.2004 i detyron, në mënyrë që procesi të shkojë përpara. - Mungesën e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë, për të vënë në lëvizje dhe përpara përgjegjësisë institucionet shtetërore, që nuk përmbushin detyrimet ligjore.
Kërkon:
- Ndryshimin sa më shpejt të gjendjes së krijuar dhe rritjen e ritmeve të kthimit dhe kompensimit të pronës në përputhje me afatet ligjore. - KSHKKP-ja të paraqesë zyrtarisht pranë Këshillit të Ministrave projektin dhe preventivin për përpilimin e hartës së vlerës së pronës dhe përfundimin e saj të shpejtë. - Fillimin e procesit të pranimit të dokumenteve për kompensim. - Shpejtimin e procesit të vendimmarrjes në përgjigje të ankesave të qytetarëve. - Institucionet shtetërore, si ZRPP-ja, zyrat e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqe, zyrat e urbanistikës në bashki dhe komuna, si dhe drejtoritë e shërbimit pyjor në qarqe që, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, të marrin të gjitha masat, që me vonesat e tyre të mos pengojnë procesin.
MENDIMI I PAKICËS:
- Duke u bazuar në diskutimet dhe opinionet e deputetëve, anëtarë të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, si dhe të Komisionit për Ekonominë dhe Financat.
- Në përputhje me parimin e kthimit dhe, aty ku sipas ligjit kthimi i pronës është i pamundur, kompensimin e saj. - Duke njohur rolin e rëndësishëm që ligji i ngarkon KSHKKP-së për zbatimin e procedurave të realizimit të kthimit e kompensimit të pronave ish-pronarëve.
Vlerëson:
- Përpjekjet e KSHKKP-së gjatë vitit 2005 për zbatimin në përgjithësi të detyrave të tij ligjore. - Përpjekjet për përgatitjen e akteve nënligjore dhe praktikave unifikuese për një zbatim korrekt të ligjit.
Tërheq vëmendjen:
- Për mungesën e rregullores së funksionimit të tij të brendshëm. - Për mungesën e hartës së tokave të lira të shtetit. - Për mungesën e gatishmërisë së institucioneve që kanë pasur detyrime ligjore për dhënie informacioni Komitetit. - Për mungesën e përgjegjësisë dhe profesionalizmit të ndonjë anëtari në komisionet vendore në ushtrimin e detyrave që i ngarkon ligji.
Kërkon për vitin 2006:
Krijimin e një klime bashkëpunimi efektiv të KSHKKP-së me institucionet e tjera shtetërore, të cilat janë burim i informacionit të nevojshëm për mbarëvajtjen e punës, përgatitjen e projektit për realizimin e hartës së vlerës së pronës së paluajtshme, si dhe llogaritjet për fondin e duhur për këtë qëllim, si një domosdoshmëri për kompensimin fizik dhe monetar, realizimin në kohë e me cilësi të procesit të njohjes së pronësisë dhe kthimit të pronës.
|
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|
©
2010
Kuvendi i Shqiperisë.
Të gjitha të drejtat e rezervuara







