TematSot në kuvendGet the Flash Player to see this rotator.
|
10 maj 2007 - R e z o l u t ë për vlerësimin e veprimtarisë së autoritetit të mbikëqyrjes financiare për vitin 200610 maj 2007 -
R e z o l u t ë
për vlerësimin e veprimtarisë
së autoritetit të mbikëqyrjes financiare për vitin 2006
R E Z O L U T Ë
PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË
SË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE PËR VITIN 2006
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , në përputhje me nenin 103 të Rregullores së Kuvendit dhe me nenin 28 të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, pasi u njoh me Raportin për Veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2006, si dhe me Raportin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat për vlerësimin e veprimtarisë së këtij institucioni, konstaton se: - Veprimtaria e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është ushtruar në përputhje me kërkesat e ligjit nr.9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”. - Gjatë muajve të parë të veprimtarisë së tij Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare konsolidoi funksionet rregulluese-mbikëqyrëse të veprimtarive financiare jobankare, të ushtruara më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Inspektorati i Instituteve të Pensioneve Private Suplementare dhe luajti një rol të rëndësishëm në licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e veprimtarisë së subjekteve në sektorin financiar jobankar. - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në rritjen mbi nivelin e vitit të mëparshëm të të ardhurave nga primet e shkruara bruto të sigurimeve, veçanërisht të sigurimeve të jo-jetës, të sigurimit kufitar dhe të sigurimeve të garancisë, rritjen e numrit të policave të sigurimit, rritjen e numrit të kontratave vullnetare të sigurimit në produktet e jetës, kufizimin e tendencës së disa shoqërive të sigurimit për të shitur policat e sigurimit TPL me çmime më të ulëta se nivelet e lejuara, në përputhje me vendimet e Këshillit të Ministrave dhe me marrëveshjet e institucionit me operatorët. Kuvendi vlerëson veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në drejtim të: - përmirësimit të kuadrit ligjor që rregullon tregun e sigurimeve, hartimit dhe miratimit të akteve nënligjore e rregulloreve mbi funksionimin e sektorëve që mbikëqyren nga institucioni, mbështetur në kërkesat e tregut dhe në detyrimet që rrjedhin në kuadër të Planit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian; - mbikëqyrjes së tregjeve financiare jobankare në tërësi dhe të performancës së subjekteve që veprojnë në këto tregje në veçanti, duke u fokusuar në identifikimin, parandalimin dhe reduktimin e shkallës së rreziqeve që kërcënojnë stabilitetin e tregut dhe interesat e konsumatorëve; - përmirësimit të modeleve të mbikëqyrjes, duke tentuar shkëputjen nga metodat tradicionale të vëzhgimit statik të tregut ose të ndërhyrjeve vetëm në rastet e shkeljeve ligjore dhe përdorimin e modelit të mbikëqyrjes me bazë risku; - licencimit të personave fizikë e juridikë për të ushtruar veprimtari si ndërmjetës në shitjen e produkteve të sigurimit ose si subjekte që veprojnë në tregun e letrave me vlerë të Qeverisë dhe në atë të pensioneve private suplementare; - vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë dhe institucione të tjera rregulluese brenda vendit, me organizata dhe institucione ndërkombëtare të rregullatorëve të fushave të sigurimeve, letrave me vlerë dhe fondeve të pensioneve private, si dhe me donatorët.
Kuvendi kërkon që për vitin 2007 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të përmirësojë punën në këto drejtime: - rritjen e cilësisë dhe të nivelit profesional të institucionit në mbikëqyrjen e subjekteve që ushtrojnë veprimtari në tregun e sigurimeve, letrave me vlerë dhe instituteve të pensioneve private suplementare, si dhe të performancës së këtyre tregjeve në tërësi, me qëllim forcimin e stabilitetit financiar e makroekonomik të vendit; - rritjen e efektivitetit të mbikëqyrjes, nëpërmjet përdorimit gjerësisht të modelit të mbikëqyrjes me bazë risku, në përputhje me praktikat e vendeve të tjera, si dhe mbështetjes në një sistem elektronik më të avancuar të raportimit; - hartimin e strategjive të reja të menaxhimit të rrezikut, me qëllim përmirësimin e cilësisë së qeverisjes së shoqërive aksionere në drejtim të shkallës së rrezikut që ato marrin përsipër, si dhe përmirësimin e raportit dëme/prime; - plotësimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor e nënligjor të institucionit, në përputhje me kërkesat e tregjeve, praktikat e vendeve të tjera dhe direktivat e Bashkimit Europian; - rritjen e bashkëpunimit me biznesin për të siguruar zgjerimin e gamës së produkteve të ofruara prej tij, zgjerimin e tregut të letrave me vlerë, të tregut të produkteve vullnetare të sigurimit dhe rritjen e shkallës së informimit të konsumatorëve për produktet e ofruara nga shoqëritë që ushtrojnë veprimtari në këto tregje.
10
maj 2007
|
Live
Video Galeri
Get the Flash Player to see this player.
|






