Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, për konkursin “drejtor i përgjithshëm” në Shërbimin Legjislativ

  • Postuar më, 20/08/2019

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, neni 21, neni 32 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” dhe Vendimit të Këshillit të ministrave nr.118, date 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut III, kreut VIII si edhe si edhe Vendimit të Byrosë Nr.30, datë 09.01.2019 “ Për hapjen e procedures së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për klandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  për konkursin “drejtor i përgjithshëm” në Shërbimin Legjislativ.

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “drejtor i përgjithshëm” në Shërbimin Legjislativ, kandidatura e paraqitur, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 10.07.2019 është Znj. Merita Qato.

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura.