Njoftim për kandidatët fitues për pozicionin “përgjegjës për mirëmbajtjen e sallës së seancës plenare” pranë Shërbimit të Mirëmbajtjes

  • Postuar më, 02/07/2019

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  neni 26 dhe VKM nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe atë të mesme drejtuese” Kreu III, pika 36, Komiteti i Pranimit  për Ngritjen në Detyrë , në përfundimin e procedurës të testimit me shkrim, vlerësimit të CV, intervistës të strukturuar me gojë dhe periudhës ankimore, për konkursin “përgjegjës për mirëmbajtjen e sallës së seancës plenare” pranë Shërbimit të Mirëmbajtjes, Komiteti i Pranimit  për Ngritjen në Detyrë shpalli kandidatët fitues  si më poshtë:

 

1.      Sidrit Minxhozi me 85 pikë

2.      Enkeleda Bala me 82 pikë

3.      Antonela Veshi me 78 pikë