Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit

Këshilli për Legjislacionin

Këshilli për Legjislacionin është organ këshillimor, që vlerëson ose jep mendim për çështje kushtetuese ose ligjore që ngrihen në lidhje me tekstin e projektligjit dhe për çështje të harmonizimit të projektligjit me aktet e tjera ligjore në fuqi ose me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare ku  Shqipëria është palë. Këshilli për Legjislacionin përbëhet nga 10 deputetë, të emëruar nga Kryetari i Kuvendi, pasi ka marrë më parë mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare. Këshilli siguron përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës parlamentare. Anëtarët e Këshillit janë me profesion jurist ose të kenë përvojë legjislative. Këshilli për Legjislacionin kryesohet me rotacion çdo 5 muaj nga secili  anëtar, duke filluar sipas renditjes alfabetike të mbiemrit, duke ruajtur parimin e kryesimit një herë nga shumica dhe një herë nga pakica parlamentare. 

Anëtarë të përhershëm: Etilda Gjonaj (Grupi parlamentar PS), Ermonela Felaj (Grupi parlamentar PS), Fatmir Xhafaj (Grupi parlamentar PS), Klotilda Bushka (Grupi parlamentar PS), Toni Gogu (Grupi parlamentar PS), Gazment Bardhi (Grupi parlamentar PD), Oerd Bylykbashi (Grupi parlamentar PD), Enkelejd Alibeaj (Grupi parlamentar PD), Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD), Alfred Rushaj (Grupi parlamentar PD),

Anëtarë zëvendësues: Aurora Mara (Grupi parlamentar PS), Eduard Shalsi (Grupi parlamentar PS), Blendi Klosi (Grupi parlamentar PS), Saimir Korreshi (Grupi parlamentar PD), Dhurata Tyli (Çupi) (Grupi parlamentar PD)