Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit

Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane

KOMISIONI HETIMOR I KUVENDIT, PËR KONTROLLIN E LIGJSHMËRISË SË VEPRIMEVE TË ORGANEVE PUBLIKE NË PROCEDURAT PËR NDËRTIMIN DHE ADMINISTRIMIN E IMPIANTEVE TË TRAJTIMIT TË MBETJEVE URBANE”


Objekti i punës së komisionit hetimor është:

1. Kontrolli i zbatimit të ligjeve nga ana e organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane.

2. Verifikimi i pasojave ekonomike në buxhetin e shtetit shqiptar, si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të organeve publike.

3. Verifikimi i efekteve mjedisore dhe pasojave mbi konkurrencën dhe tregun e lirë.

4. Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave ligjore për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe parimit të mosdiskriminimit.

5. Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave të përshtatshme ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

6. Rekomandime për marrjen e masave të përshtatshme duke ndërgjegjësuar hallkat e administratës shtetërore mbi aplikimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e mjedisit.

7. Vlerësimi i nevojës për përafrimin e legjislacionit për koncensionet dhe mjedisor, me direktivat dhe praktikat më të mira të BE-së. 

     Përbërja e komisionit është: Jorida Tabaku – Kryetare (PD), Ermonela Felaj – Zëvendëskryetare (PS), Arben Pëllumbi – anëtar (PS), Eduard Shalsi – anëtar (PS), Etjen Xhafaj – anëtar (PS), Anila Denaj – anëtare (PS), Fadil Nasufi  – anëtar (PS), Antoneta Dhima  – anëtare (PS), Besion Ajazi – anëtar (PS), Edmond Spaho – anëtar (PD), Helidon Bushati – anëtar (PD), Dhurata Çupi – anëtare (PD), Belind Këlliçi – anëtar (PD), Luçiano Boçi – anëtar (PD), Lefter Gështenja – anëtar (PD)


    Anëtarë zëvendësues: Jurgis Çyrbja (PS), Denis Deliu (PS), Luan Baçi (PD), Ina Zhupa (PD)