Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit Grupet parlamentare

“Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave
të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes
vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e
veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës
në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”.

Komisioni hetimor është ngritur me vendimin nr. 84/2019 dhe ka për qëllim njohjen, si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, në përputhje me parimet kushtetuese, si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale.

Objekt i punës së komisionit hetimor janë:

a) verifikimi i procedurave të ndjekura nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë gjatë ushtrimit të kompetencave lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore;

b) hartimi i akteve, si dhe efektet e tyre juridike në raport me kompetencat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë;

c) pasojat e këtyre akteve në raport me institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë, si Kuvendi, Këshilli i Ministrave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo gjykatat;

ç) sjellja dhe qëndrime të caktuara të Presidentit të Republikës në raport me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese.