Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit Grupet parlamentare

Komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e
veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve
të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me çertifikatë sigurie.

Kuvendi me vendimin nr. 24/2019 ka ngritur komisionin hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “Certifikatë të sigurisë” dhe hetuar nëse z. Cakaj ka pasur qasje në informacione të klasifikuara pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument, në cilësinë e tij si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme apo detyra të tjera shtetërore”. Objekti i punës së komisionit hetimor është: 1. Verifikimi i ligjshmërisë dhe i veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “Certifikatë të Sigurimit të Personelit (CSP)”, nga DSIK. 2. Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në ndjekjen dhe zbatimin e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shtetëror” dhe të procedurave për pajisjen e z. Cakaj me CSP. 3. Arsyet e mospajisjes me CSP të z. Gent Cakaj, për 7 muaj dhe verifikimi i pasojave që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. 4. Verifikimi nëse autoritetet përgjegjëse kanë lejuar z. Cakaj të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “Certifikatë Sigurie”. Përbërja është si vijon: Ermonela Felaj – zëvendëskryetare (PS), Xhemal Qefalia – anëtar (PS), Klotilda Bushka – anëtare (PS), Alket Hyseni – anëtar (PS), Spartak Braho – anëtar (PS).

Komisioni ka ndërprerë veprimtarinë e tij për shkak të  dorëheqjes së nismëtarëve nga mandati i deputetit.